Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë Urës së Bardhajve në Shkodër, ku një fëmijë u dërgua në gjendje kome në spital. Bëhet fjalë për një djalë rreth 1 vjeç e gjysmë.
Sipas dëshmitarëve fëmija i ka rënë babait të tij nga xhami i dritares së makinës dhe është gjetur në tokë nga një shofer i rastit.
Ndërkohë babai i fëmijës është paraqitur në spital dhe i ka thënë mjekëve se fëmija teksa po udhëtonte me makinë, i ka rënë nga mjeti dhe nuk e ka dëgjuar. Fëmija sipas babait ka hapur dritaren dhe ka rënë poshtë, aksident të cilin ai se ka vërejtur.
Sipas të dhënave paraprake nga spitali rajonal i Shkodrës, gjendja e fëmijës paraqitet kritike për jetën.