Është pezulluar nga detyra Drejtori i Burgut “313” (Jordan Misja), Maksim Hamitaj, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.
Hamitaj është zëvendësuar nga Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit.
Vendimi është marrë nga kreu i burgjeve, Agim Ismaili. Mësohet se shkak janë bërë privilegjet që Hamitaj i ka bërë të dënuarit Emiljano Shullazi, të cilin e ka favorizuar me takime shtesë, duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës.