Dy ish-konkurrentët e ‘Përputhen”, Fation Kuqari dhe Efi së fundmi i ka bashkuar një tjetër reality-shoë, “Kepi i Tundimeve’.
Për shkak të afrimitetit që kanë shfaqur, janë krijuar dyshime se dyshja mund të ketë nisur një lidhje.
Për më tepër, një tjetër ish-konkurrente e emisionit të dashurisë, Mikela Pupa, ka realizuar një intervistë virtuale në Instagram ku është pyetur nëse ata janë në lidhje.
“Po kjo pyetje? Unë i kam shumë xhan të dy. Me sa di unë jo, por më pëlqejnë bashkë!”– shkruan Mikela duke bërë tag dy protagonistët.
Efi e ka rishpërndarë në profilin e saj duke shrkuar: “Po të mirë jemi“, duke mos dhënë detaje të tjera
Në episodin e fundit të ‘Kepi i Rundimeve’ Fationi tregoi se për shkak të paraqitjes apo mundësive të tij, është paragjykuar sikur ka shumë lidhje dhe kjo është “barrierë” që vajzat mos të kenë besim tek ai dhe prej 8 muajsh është beqar.