Për shkak të fasonerive, Kruja prej ditësh tashmë është kthye në një vatër të nxehtë të rasteve të reja të infektuarve me Covid-19. Ditën e sotme janë konfirmuar tetë raste të reja me koronavirus në Krujë duke e çuar në 105 numrin e të infektuarve në këtë qytet.
Bëhet me dije se rastet e reja janë kontakte të të infekturve më parë e punonjës Fasonerie.
Ndërkohë në të gjithë vendin deri më tani kanë humbur jetën 30 persona dhe 750 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.