Fasada moderne e një demagogu të plakur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fasada moderne e një demagogu të plakur

19:00 | 08/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Pothuaj çdo ditë, qysh prej 09 Marsit 2020 e deri sot, me një ritëm të përshpejtuar, Edi Rama, ka pushtuar të gjithë hapësirën e mundshme të informimit shqiptar.  Sapo zgjohet nga gjumi, lan sytë, han pak mëngjes, pi një kafe dhe…. del në televizor. Nëpër pauzat e daljeve televizive, futet në Facebook dhe u hakërrehet komentuesve kundërshtarë.

Në fazën e hershme të Pandemisë dilte edhe pasditeve “live”, na merrte në telefon dhe këshillonte të lajmë duart dhe të rrimë brenda… Të dielave na terrorizonte me tanke, me protesta të përgjakshme nga vendet ku policia rrihte protestues dhe na thoshte “po bëhet kërdia nga koronavirusi në Spanjë, policia po rrah popullin që del nga shtëpitë”, mburrej se “vaj halli ku do mbyteshim po mos të ishte ai, rrugët do të mbusheshin me të vdekur.”

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Ishim në fazën e Pandemisë të qarkuar me të kuqe më poshtë…

Me të kuqe është faza kur Shqipëria u mbyll në shtëpi

Ushtria e Ndjekësve të Kryeministrit (UNK) duartrokiste dhe bënte “hosana” për fatin e madh që i ra popullit shqiptar me Edi Ramën. Kundërshtarët linçoheshin si “konspiracionistë” apo “nihilistë” dhe teatri absurd vazhdonte çdo ditë që kalonte, me të njëjtin intensitet.

Dikur Rama e kuptoi që këllqet e tij prej varfanjaku nuk ia mbanin barrën e parazitizmit kolektiv të paguar. Prej atëhere, megjithëse rastet dhe vdekjet rriten çdo ditë, megjithëse spitalet dhe shtëpitë janë përplot të sëmurë e sirenat e ambulancave po na tmerrojnë, kryespecialisti ynë mendon se nuk duhet të mbyllemi më, madje as shkollat.

Të njëjtët njerëz që bënin “hosana” kur e mbylli vendin, tani janë mbështetësit e hapjes totale. Argumentet e tyre të sotëm janë të njëjta me ato të kundërshtarëve të djeshëm (nuk kemi mundësi ekonomike, duhet të mësohemi të ruhemi vetë, rrezikohemi nga varfëria ekstreme etj etj). Përsëri i njëjti njeri shihet si shpëtimtari. Ai del përsëri në Televizor nga 4 orë në ditë dhe shpjegon të pashpjegueshmen. Nuk ka bërë asgjë të pazakontë, ka bërë të njëjtin gabim që bëri gjithë bota.

Ky imazh i kujdestarit të gjithëfuqishëm është mjaft i përhapur në vendet e botës së pazhvilluar. Vetëm në atë botë “grigja” e dorëzon veten në dorën e bariut. Roli i Tij theksohet sidomos në kohë fatkeqësie…

Imazhi i vjetëruar prej Ajatollahu

Grigja ka nevojë për babain e madh, bariun, Ajatollahun. Vetëm ai i rindërton shtëpitë,  i mbron gratë nga burrat, të rinjtë nga veset, u jep këshilla mjekësore doktorëve,  këshilla teknike arkitektëve, këshilla për paranë bankierëve dhe u mban leksione drejtësie avokatëve.

Ai nuk dëgjon sepse i di të gjitha.

Fasada moderne e Kryeministrit

I vetmi ndryshim është se “Ajatollahu” ynë, ndryshe nga i tyri, rri në televizor gjithë ditën. Kotësia dhe deliri vishen me një vel teknologjik marramendës për të fshehur çallmën e vjetëruar të Ajatollahut

Amfiteatri Teknologjik , shkëlqimi verbues i ekraneve dhe imazhet 3D janë fasada e tij moderne, pasioni i tij i obsesiv që e lumturon sa fëmijën dyvjeçar një aeroplan-lodër. Por, thellë brenda vetes, ka kuptuar plakjen e tij, zhgënjimin që ekziston mes mbështetësve të vet të dikurshëm.

E shfaqi këtë frikë në një prej monologjeve të pafundme të vetëkënaqësisë :

“Nëse nuk votoni për inatin tim, ( u drejtohet abstenuesve) atëherë, padashje, pa e menduar, madje duke menduar se po votoni për ndryshimin, apo se abstenoni për refuzimin e gjithë klasës politike, do të bëni një prej atyre gabimeve fatale në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan gjenerata tjetër”.

Nga kjo pjesë e fjalimit, kuptohet që Ajatollahu e ka të qartë se po plaket, se nuk frymëzon më… U lutet që mos të abstenojnë sepse gjenerata tjetër do paguajë për gabimet e kësaj gjenerate.

Domethënë, aq të rëndësishëm e di veten sa mendon se po iku Ai ne mbaruam, s’ka më as demokraci, as zhvillim e as fytyra të reja. Ky lloj narcisti që shan gjithë botën që nga Donald Trumpi e deri te katundarët e Ndroqit e Bubqit, ka filluar të kuptojë që problemi më i madh është ai vetë, imazhi i tij i vjetëruar. Prandaj përpiqet të grimojë sa të mundet imazhin arrogant e të vjetëruar me emra të respektuar nga publiku.

Duke retushuar fotografinë e grupit parlamentar të kaluar me emra të tillë si Najda Çomo, Luljeta Bozo apo ndonjë të re që e sjell të cicërojë në podium, Ajatollahu po përpiqet të thotë që Partia Socialiste është Partia e progresit dhe e hapjes ndaj elitave. Në fakt e vërteta është krejt e kundërta: Partia Socialiste e sotme është një parti e kontrolluar totalisht nga Edi Rama dhe Grupi i Gatshëm i Votave (GGV).

Deputetët më të rëndësishëm të Edi Ramës janë shoferi Ndraxhi, mundësi Sterkaj dhe e gjithë elita e krimit e kamufluar si biznesmenë, ata që  përmeden në dosjet e vjedhjes së votave, bijtë, dhëndurët apo kushërinjtë e tyre dhe jo Luljeta apo Najda. Ato janë ushqimi që u hidhet mediave për të mbuluar kërdinë e mediokërve të krimit.

Por sigurisht rezultati i këtyre zgjedhjeve do të përcaktohet nga të tjerët, deputetët pa CV dhe GGV(Grupi i Gatshëm i Votave). /gazetaexpress

Etiketa: edi ramaFasada moderne e një demagogu të plakur

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
U izolua në karantinë, 50-vjeçarja nga Lushnja e dyshuar për koronavirus rezulton negative pas testit

Ulet numri i testimeve, 683 raste të reja me Covid-19. Ja sa viktima u regjistruan sot

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com