Këngëtarja Elvana Gjata pas një pauze kohët e fundit është rikthyer me projekte të reja dhe koncerte të shumta. Fansat e këngëtares si duket e kanë pritur këtë moment dhe kanë nisur që në koncerte edhe ti propozojnë këngëtares.
Gjatë performancës së saj në një nga lokalet e natës në Suedi, Elvana ka marrë propozimin më të çuditshëm dhe gazmor njëkohësisht. “T’i boj letrat e Suedisë”, shkruante fansi i Elvanës në telefonin e tij drejtuar nga këngëtarja.
Elvana ka ndërprerë këngën për t’u fokusuar tek ftesa e fansit, ky moment është kaluar me të qeshura nga vetë këngëtarja dhe të pranishmit në sallë.
Videoja është shpërndarë në rrjetin social “TikTok” nga fansi i saj, ku në mbishkrim të videos kishte shkruar shkurtimisht fjalën “gruaja”.