Policia shqipatre ka ndaluar familjarët e ekstremistit të minoritetit grek Kostandinos Kacifas të marrin pjesë në ceremoninë e nderimit të ushtarëve grekë të rënë në luftë me italianët.
Mësohet se ata kishin përgatitur një baner me emrin e Kacifas dhe datën e vrasjes, por policia i ka ndaluar të hyjnë në ceremoni.
Motra e Kostandinos Kacifas ka folur për mediat, teksa thot se policia rrethoi babain e saj sapo panë foton e të vëllait dhe e morën në pyetje.
“Kisha frikë mos ishin të armatosur. Turp, skandal për qeverinë shqiptare se ne jemi grekë autoktonë. Jemi në tokë greke. Populli nuk ka faj, e kanë fajin drejtuesit e shtetit”, janë disa nga fjalët e motrës së Kostandinos Kacifas.