Janë vënë në pranga dy persona të cilët falsifikonin karta identiteti me qëllim përfitimin e kredive.
Policia e Tiranës bën me dije se të arrestuarit janë Ergys Çekani 24 vjeç nga Tirana dhe Miranda Dashhana 23 vjeçe nga Elbasani.
“Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacioni “Përfituesi” ku dy personat në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë falsifikuar disa Dokumenta Identiteti, ku me anë të këtij falksifikimi kanë përfituar kredi të ndryshme në një institucion financiar. Kredi të cilat shkojnë në shumën monetare prej 700.000 lekë”, thuhet në deklaratën e policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
Dokumenta për aplikim Kredie.
Disa fotokopje Kartash Identiteti me emra të ndryshëm.
Dy aparate telefonik celular.