Falimenti i arsyes së shëndoshë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Falimenti i arsyes së shëndoshë

09:33 | 28/04/2017
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Skënder Minxhozi

Skizofrenia e takimeve të ambasadorëve të huaj dhe e deklaratave-sharje mes Ramës e Bashës, të nesërmen e misionit të dështuar Mcallister-Fleckestein, duket gjëja më e pritshme dhe e natyrshme. Gati-gati si një fund logjik i ditës së djeshme, kur palët hynë për një çast në godinën e Pallatit të Kongreseve për të negociuar në distancë (në dhoma të veçuara), e për të dalë prej aty me vrap pas pak minutash. A thua se kishin frikë se mos merreshin vesh!

E djathta europiane, është njoftuar dje zyrtarisht (e majta e dinte prej kohësh), se partia simotër e saj në Shqipëri nuk ka ndërmend të pranojë asnjë ofertë në tryezë, përveç qeverisë tkenike. Me fjalë të tjera, kryeministri duhet shkarkuar në tavolinë, sepse nuk i pëlqen Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Të cilët, vetëm gjashtë vjet më parë, kur ishin përkatësisht kryeministër dhe ministër i brendshëm, nuk merakoseshin aspak që opozita i akuzonte për vrasjet në bulevard dhe nja dhjetë mynxyra të tjera pak a shumë të ngjashme. Opozita ka vendosur që nuk do të hyjë në zgjedhje. Shkurt dhe saktë, ashtu siç ja tha edhe Basha negociatorit të Partive Popullore, i cili erdhi dhe iku nga Tirana pa nxjerrë asnjë fjalë nga goja, përveç lutjeve ndaj gazetarëve, që t’i hapnin rrugën drejt makinës që e priste sa herë dilte nga zyrat e shtetit shqiptar.

Dështimi i misionit diplomatik Mcallister-Fleckestein është kronika e një falimenti të paralajmëruar të arsyes së shëndoshë. Është një nga ato raste, kur dihet qysh në krye të herës motivi që do të rrëzojë një projekt, megjithëse autorët e projektit, të cilët edhe ata e dinë këtë, vazhdojnë të venë tulla në një mur që s’do të ndërtohet kurrë. Dy europarlamentarët e dinin se po vinin për të dështuar në Tiranë. Ata i kanë pasur sinjalet nga opozita, se nuk do të ketë akord pa rrëzimin e qeverisë. Megjithatë ata erdhën, për të shterruar edhe një kartë presioni mbi Bashën dhe për ta bërë edhe më të qartë panoramën e krizës shqiptare, e cila i ngjan kohës së ftohtë e me acar, por të kthjellët, pa asnjë re në qiell. Aktualisht në politikën shqiptare bën ftohtë, por shihet qartë se cili, apo më mirë, cilët janë problemet.

Duket se do të kemi zgjedhje, pavarësisht nga fakti nëse do të kemi edhe zgjidhje. Shigjeta e gravitetit të krizës ështe spostuar këto javë, nga pozicionet e ndryshme të partive, interesat e mëdha e të vogla, kërkesat realiste apo ultimative, bërrylat e llogaritë e pastra e të pista, tek fakti nëse në 18 qershor do të mund të votojmë. Ndërsa Basha po i ikën me koshiencë kësaj date, duket se Meta do të detyrohet të rimendojë deklaratën e dikurshme, se pa opozitën nuk ka zgjedhje. Oferta e djeshme e Ramës për ministrat, më shumë se ndaj Bashës, adresohej ndaj Metës dhe idesë së tij të vjetër të qeverisë së besimit.

Pas dështimit të djeshëm, LSI dhe eventualisht parti të tjera opozitare, do të detyrohen të shqyrtojnë me urgjencë pjesëmarrjen në zgjedhje. Pasi ky duket tashmë edhe pozicioni zyrtar i Perëndimit ndaj krizës shqiptare. Por edhe për faktin se ngurtësia e Çadrës dhe skadimi i afateve kohore, po jua bën gjithnjë e më të vështirë marzhin e manovrës politike.

/javanews.al/

Etiketa: Falimenti i arsyes së shëndoshëgravitetimanovra politikeMcallister-Fleckesteinngurtësia e ÇadrësPallati i KongreseveSkënder Minxhozi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Meta: PDIU ka bërë propozime konkrete për zgjidhjen e krizës

Meta thërret partitë parlamentare për zgjidhjen e krizës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com