Faleminderit “të dashur’” tradhëtarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Faleminderit “të dashur’” tradhëtarë

14:04 | 13/12/2016
në Opinion
0

Nga Marin Mema

Keni kohë që “regjeni’” duke folur për të drejtat e shqiptarëve në Fyrom, kur në fakt keni punuar vetëm kundër intëresave të tyre. Keni blerë e shitur vota, interesa, keni masakruar, ushtruar presion, shkarkuar e emëruar shqiptarë në emër të xhepave tuaj. Jeni ndarë e shpërndarë aq shumë, sa keni humbur mandate, keni humbur mundësi, keni humbur shansin për të imponuar qysh në fillesë kryeministrin tuaj, kryeministrin tonë shqiptar në Fyrom!

Nuk mundem të kërkoj fajtor askërrkund përveç jush, sepse ju jeni fajtorët e vërtetë, ju që ngërdhesheni për flamur, por që po atë flamur e shkelni, e përçudnoni e hidhni tej, për ca poste në qeveri, për ca kacidhe në kontot e fryra bankare.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nuk denjuat kurrë të uleni e të mendoni për shqiptarët, të bashkoheni në emër të intëresit të tyre, të imponimit të një drejtuesi shqiptar që në nisje të garës (sepse, në kushtet e një rivalitëti të tillë mundësitë ishin reale). Aq shumë u çatë sa humbët mandate në parlament, kur mund të kishit shfrytëzuar rivalitetin mes VMRO- LSDM për të faktorizuar votën e shqiptarëve, duke i detyruar të dyja këto forca që të kërkonin mbijetesë përmes një kryeministri shqiptar. E mendoni dot “të dashur’” tradhëtarë? Një kryeministër shqiptar për Shkupin, për Manastirin, për Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën e Madhe ,Ohrin, Strugën, Prilepin, Kumanovën e kudo…

LSDM ka fituar në zona tradicionalisht shqiptare duke shfrytëzuar kandidatë shqiptarë. A nuk ju vjen turp, juve krerëve të partive politike shqiptare? Keni falur, trafikuar, shitur vota shqiptarësh, në dëm të shqiptarëve,e tani po falni e shisni edhe vetë qytetarët!!!

Ju nuk kërkoni më shumë punësim për shqiptarët, nuk kërkoni më shumë investime, më shumë pjesmarrje, më shumë angazhim, më shumë të drejta. Nuk kërkoni një arsim më cilësor, e gjithçka u takon si një popullsi autoktone. Shqiptarët gjithnjë e më shumë po largohen nga ky vend, sepse nuk kanë asnjë mundësi. Kjo është e vetmja zgjidhje që ju u keni lënë.

Kurrë nuk keni kërkuar të mbyllni gropën e madhe që ka boshatisur zona të tëra tradicionalisht shqiptare, siç janë Shkupi, Manastiri, Ohri e kështu me radhë… E pra, në keto qytete faktori shqiptar po shuhet!!!

Ju nuk jeni shqiptarë! Ju jeni gjithçka, përveçse shqiptarë, edhe emër është e vështirë t’ju vësh… Sot, është një ditë e zezë që tregon edhe një herë se ç’mund të bëjë një politike e shitur dhe e blerë si rrobë pa vlerë, se ç’mund të bbëjnë ca njerëz të veshur me pushtetin e parasë e të dhunës, me pushtetin e konfliktit e mashtrimit, me pushtetin e manipulimit e mbi të gjitha të tradhëtisë!!! Po, ju jeni tradhëtarë!!! E ftoj çdo shqiptar në Fyrom t’ju quaje të tillë, Tradhëtarë!!!

Përse duhet ta kërkojmë fajin tek të tjerët, kur faji është brenda tek ne, tek ju që s’doni t’ja dini për asgjë…

P.S.: Shpëtoni vetëm në një mënyrë; vraponi të bashkoheni menjëherë e t’i impononi njërës apo tjetrës palë qeveri me kushtet tuaja ose mos pranoni bashkëpunim pa marrë postin më të lartë e jo thjesht ca portofole ministrore pa vlerë. Kjo është zgjidhja. Gjithçka tjetër është tradhëti!!!

Etiketa: Dibra e MadhefaktorizimifaleminderitKërçovëmanastirMarin MemaOhriPrilepStrugëtradhëtarëvota e shqiptarëve

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ambasadori italian: Nuk mbyllen call center-at

Ambasadori italian: Nuk mbyllen call center-at

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com