Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me qytetarët është shprehur se fitorja në zgjedhjet lokale më 14 maj do të jetë e sigurt, falë kjo mbështejes së qytetarëve.
Në takimet me banorët e zonës së “Rruga e Dibrës”, Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet për punën e pushtetit vendor, problematikën e zonës apo pritshmëritë e qytetarëve, me qëllim që këto të jenë pjesë e programit që do të prezantojë Partia Demokratike gjatë fushatës në Tiranë.
Këlliçi tha se fitorja është e sigurt me ndihmën e njerëzve të thjeshtë që do të ndryshojnë drejtimin e bashkisë më 14 maj. Takimet e Këlliçit janë pjesë e turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, që ka si qëllim komunikimin e drejtpërdrejt me secilin banor të Tiranës.