Fajësuan shqiptarët për vrasjen e 20-vjeçares/ KESHG: Mediat greke të kërkojnë falje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fajësuan shqiptarët për vrasjen e 20-vjeçares/ KESHG: Mediat greke të kërkojnë falje

12:46 | 18/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi,  ka shprehur tronditjen e thellë për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj dhe ka përgëzuar policinë për zbardhjen e ngjarjes, i ka kërkuar mediave greke që të kërkojë falje publikisht për shpifjet ndaj shqiptarëve.

“Kërkojmë nga media greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Ndodh shumë vite tashmë, ka ardhur koha që ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë, duke dënuar ashpër çdo autor përgjegjës!”, shprehet Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi.

Deklarata e Komunitetit të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi

Read more

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Komuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqi shpreh tronditjen e thellë dhe neverinë e ngjallur nga krimi i rëndë, që tronditi mbarë opinionin publik në vend.

Si të gjithë, ndjekim të shokuar zhvillimet e fundit në hetimet e vrasjes së nënës së re në Glika Nera, nga vetë bashkëshorti i saj. Shprehim ngushëllime të sinqerta dhe mbështetjen pa kushte ndaj familjes së viktimës 20-vjeçare, Caroline Crouch!

Njëkohësisht kërkojmë të përdoren menjëherë reflekset e shtetit për të siguruar një reagim të gjerë e për të dërguar pa humbur kohë mesazhin e duhur, në çdo drejtim: Vrasësi i Caroline NUK ishte asnjë kriminel tepër i rrezikshëm “shqiptar” apo “gjeorgjian” etj.

Sërish media greke nuk humbet aspak shansin të kultivojë me vullnet të jashtëzakonshëm stereotipin e “kriminelit të huaj, emigrant”, akte që nxisin urrejtjen dhe racizmin në shoqërinë greke.

Dënojmë thellë aktin e frikshëm të vrasësit 33-vjeçar, i cili për 37 ditë me radhë luante rolin e bashkëshortit të hidhëruar.

Kërkojmë nga media greke të kërkojë falje në publik për shpifje dhe manipulim të përsëritur, duke shfrytëzuar shqiptarët në Greqi, me propagandë të vazhdueshme, pa asnjë bazë apo informacion zyrtar. Ndodh shumë vite tashmë, ka ardhur koha që ky kapitull të mbyllet njëherë e përgjithmonë, duke dënuar ashpër çdo autor përgjegjës!

Le të mos kultivojmë urrejtjen në shoqërinë tonë që është dëmtuar mjaft, por ku mund dhe duhet të bashkëjetojmë të gjithë harmonikisht. Le të jemi të bashkuar kundër çdo forme dhune, sulmi ndaj të pafajshmit e vulnerabëlit, akti kriminal, për një të nesërme më të begatë për të gjithë!”.

Etiketa: Caroline CrouchFajësuan shqiptarët për vrasjen e 20-vjeçaresKomuniteti i Emigrantëve Shqiptarë në Greqimedia grekevrasjen e 20-vjeçares

Të Lidhura

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

nga 27
12:57 | 04/06/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit. Një...

U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

nga 27
12:51 | 04/06/2026
0

SPAK ka paraqitur pretencën në GJKKO lidhur me disa nga anëtarët e dosjes Revanshi, ndërsa kërkoi 98 vite e 6...

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

nga 27
12:49 | 04/06/2026
0

Një incident ka ndodhur sot në aksin rrugor Durrës–Spitallë, ku një autobus urban i linjës së kampusit universitetar u përfshi...

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

nga 27
12:31 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën malore mbi fshatin Kopacëz, në Bashkinë e Delvinës, në vendin e...

Para
“Defender Europe 21”, Basha: NATO një aleancë politiko-ushtarake me bazë demokracinë

Basha në Kryesinë e PD: Demokratët u treguan të vendosur të vazhdojnë betejën për demokraci

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

12:57 | 04/06/2026
U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

12:51 | 04/06/2026
Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

12:49 | 04/06/2026
Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –

12:31 | 04/06/2026
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje? –

Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –

12:21 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –
  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –
  • Rrufeja godet kullotat në Delvinë! Ngordhin rreth 150 dele –
  • Po gjykohem mbi thashethemet e Sky ECC –
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com