Shqiponja dy krenare në rrethrrotullimin e Doganës në hyrje të Tiranës, nuk do të jetë më.
Projekti i Unazës së Madhe përfshinte edhe shembjen e saj. Këtë të shtunë, fadromat kanë shembur shqiponjën mbi rrethrrotullim.
Sheshit tashmë i ka mbetur vetëm emri, pasi “Shqiponja” simbol i tij, është hequr.
“Shqiponja” është vepër e artistit Albi Cifligu, me kontributin financiar të familjes tetovare “Destani”.