Fabula Nga Vangjush Saro

Duhet të lëçisni

Artan Fuga: Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme e Bashës do të ishte një gafë politike e PD

Akademiku Artan Fuga deklaron se është gafë e madhe që Këshilli Kombëtar ti kërkojë sot dorëheqjen e parevokueshme, kryetarit të PD, Lulzim Bashës. Reagimi i...

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, propozohet që kryetari i ri të zgjidhet më 13 qershor

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri më 13 qershor, duke afruar datën nga korriku me një muaj më herët. Sekretari i...

Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, kjo është përgjegjësia ime

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat. Ai thotë se këtë e ka parim, dhe...

Izraeli rrafshon tre ndërtesa në Gaza, të paktën 33 viktima e 50 të plagosur

Sulmet ajrore të Izraelit në qytetin e Gaza-s shkatërruan të dielën tre ndërtesa dhe u morën jetën të paktën 33 personave. Lajmin e bën...

Vetëpërmbajtje

Bam (!) një çifte  në pyllin e vjetër;

nga strofkulla, doli zonja Dhelpër.

“Po hedh njëherë sytë te përroi.

Ndoshta për mua diçka teproi:

ndonjë thëllëzë a ndonjë lepur…”

Por befas u dëgjua çiftja tjetër.

U kthye Dhelpra: “Kurrën e kurrës!

Më mirë pa ngrënë, se të lë lëkurën…”

2

Kaposhi shpjegohet

Dikush i tha Kaposhit mjaft;

se kish filluar që pa gdhirë,

këndo e fryhu dhe këndo prapë…

(“Po ç’është, mo shoku, ky delir?”)

Dhe ai qartë u shpjegua:

“Mos e zmadho, o burrë i dheut!

Gjithsej pesë herë kam kënduar:

Dy herë te gardhi,

tre herë majë plehut…”

3

Gomari dhe Kaprolli

Teksa me dru po e ngarkonin,

Gomari i fliste një Kaprolli:

“Se si më dukesh ti, more vëlla,

të më falësh… pak si budalla.

Shkon e vjen as punë as zanat;

për kurrgjë s’do ishe ti në fshat.

Më në fund, o mik, me sa shikoj,

Ti nuk paske fare as patkonj…”

Në këto e sipër, qe ngarkuar;

tek lëkundej, sa nuk ra në përrua

dhe i hëngri vithesh ca shkopinj…

Tha Kaprolli i urtë: “Miku im,

tash për tash kam vetëm një këshillë:

çoje këtë barrë shëndoshë e mirë,

pa njëherë tjetër e gjejmë fjalën,

se kush është e kush nuk është budall…”

3

Gjethet

Ca gjethe fluturojnë për një çast

dhe enden qiellit tolerant…

Herë tremben, herë thonë plot gaz:

“Jemi këtu lart! Po po. Këtu lart!”

Por qielli është një sfidë e madhe;

dhe fluturimi gjithashtu.

Pas një copë herë, lodhen a mardhin

dhe bien të shkretat përdhe,

kuturu…

…………………………………………………….

Vankuver, më 10 korrik 2016

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Artan Fuga: Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme e Bashës do të ishte një gafë politike e PD

Akademiku Artan Fuga deklaron se është gafë e madhe që Këshilli Kombëtar ti kërkojë sot dorëheqjen e parevokueshme, kryetarit të PD, Lulzim Bashës. Reagimi i...

Partia Demokratike shkon në zgjedhje, propozohet që kryetari i ri të zgjidhet më 13 qershor

PD do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri më 13 qershor, duke afruar datën nga korriku me një muaj më herët. Sekretari i...

Basha: Nuk lejova bashkëpunimin me bandat në zgjedhje, kjo është përgjegjësia ime

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se në zgjedhje nuk ka lejuar të bashkëpunojë me bandat. Ai thotë se këtë e ka parim, dhe...

Izraeli rrafshon tre ndërtesa në Gaza, të paktën 33 viktima e 50 të plagosur

Sulmet ajrore të Izraelit në qytetin e Gaza-s shkatërruan të dielën tre ndërtesa dhe u morën jetën të paktën 33 personave. Lajmin e bën...

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri, 37 raste dhe 3 humbje jete këtë të dielë

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë. Rastet pozitive...