Lojtarët e Bajernit të Mynihut janë mahnitur nga aftësitë me topin të shqiptarit Fabian Duro.
Duro u pikas pak ditë më parë nga zëvendëstrajneri i Bajernit, teksa ishte duke performuar në rrugët e Mynihut. Ky i fundit e ftoi Duron për të shfaqur aftësitë e tij të jashtëzakonshme në stadiumin “Allianz Arena”.
Talenti shfaqi aftësitë e tij në zhonglimin e topit, duke marrë edhe duartrokitjet e të gjithë lojtarëve së bashku me stafin drejtues të kampionëve të Gjermanisë.
“Sot kam bërë shfaqe për ekipin e Bajernit para stërvitjes. Dita më e bukur e jetës time padyshim. U prezantova nga Ancelotti për ekipin e Bajernit dhe të gjithë lojtarët më përqafuan dhe duartrokitën, mora dhe disa dhurata, kam shumë video dhe foto që do postohen në të ardhmen”, shkruan Fabian Duro në rrjetin social Facebook .