Suplementet dhe erëzat me veti shëruese janë bërë pjesë e përditshmërisë, por është e nevojshme të ndiqen udhëzimet për dozën e duhur si dhe efektin negativ në sëmundje të caktuara
Një nga më të njohurat në listën e “pluhurave magjikë” është kurkuma (turmeriku).
Shafrani i Indisë ka aftësinë të rrisë aktivitetin e fshikëzës së tëmthit në mënyrë që të nxjerrë gurët në kanalet biliare, gjë që mund të jetë e rrezikshme.
Rekomandohet vetëm për ata që nuk kanë gurë në tëmth, sepse atëherë mund të parandalojë formimin e tyre. Për ata që kanë gurë në tëmth nuk rekomandohet.
Po ashtu, gratë shtatzëna duhet te konsultohen me mjekun para përdorimit.
Studiuesit thonë se është e rëndësishme të raportohen efektet anësore kur merren preparate natyrale, si ai i përshkruar në revistën amerikane për raportet e rasteve mjekësore.
Për sa i përket dozës së kurkumës si suplement, nuk ka një pajtueshmëri të plotë mes mjekëve. Më shpesh, midis 500 dhe 1,500 mg në ditë për tre muaj rekomandohet për osteoartritin dhe, për shembull, për lëkurën e thatë dhe të kruar, 500 mg tri herë në ditë për dy muaj.
Turmeriku ka shumë pak efekte tjera anësore të njohura; dhe ato që ekzistojnë, janë shumë të rralla dhe përgjithësisht të lehta.
Në çdo rast të veçantë, konsultimi me një mjek është i nevojshëm.
mesazhi