Eurovisioni ka publikuar zyrtarisht renditjen e shteteve për paraqitjet e tyre në dy netët e para. Sipas njoftimit, Ronela Hajati që përfaqëson vendin tonë do të performojë e para në natën e parë finale. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë për vendin tone, qe kënga fituese e shtetit tone te hapin Eurovizionin.
Ky njoftim ka frikësuar krijuesen e “Sekreti”. Ronela ka shkruar në Instastory: “Ok. Tani jam e frikësuar”. Kënga e saj është pëlqyer shumë nga publiku dhe sidomos zëri i saj, por nuk ka kaluar dhe pa dhjetëra kritika dhe persona të cilët nuk ishin dakord që Ronela të na përfaqësojë në Eurovision.