Pas aksidentit ku humbën jetën dy pilotë shqiptarë, kompania mori këtë vendim deri në zbardhjen e ngjarjes
Kompania franceze Eurocopter ka ndalur përdorimin e helikopterit EC 145 në të gjitha vendet deri në momentin që do të zbardhen shkaqet e aksidentit në Shkodër. Kompania ka njoftuar të gjtihë klientët e saj kudo ku ka shitur helicopter të këtij modeli, pak momente pasi ndodhi aksidenti në Shkodër.
Helikopteri EC 145 u rrëzuar në Liqenin e Shkodrës dhe për pasojë humbën jetën dy pilotë, dhe u plagos një ushtar. Kamera e cila shërben në vënd të kutisë së zezë është dërguar në Gjermani për t’u analizuar.