EuReporter i ka kushtuar një artikull letrës së dërguar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit të kanabisit, në të cilën pasqyrohen gjerësisht rezultatet e policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza.
Shkrimi i plotë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se vendi i tij “nuk është më kryeqyteti i kanabisit” të Evropës, shkruan Martin Banks.
Por, në një letër drejtuar krerëve të BE dhe kryetarëve të shteteve, Edi Rama pranon se “ka shumë për të bërë” në luftën kundër krimit dhe drogës në Shqipëri.
Mesazhi i tij vjen në prag të samitit në Brukselit që do të mbahet muajin e ardhshëm, ku liderët e BE pritet të japin një vlerësim mbi përparimin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të pranimit në BE.
Masat e forta kundër krimit të organizuar, duke përfshirë trajtimin e kultivimit të drogës, ishte një nga pesë kushtet kyçe të përcaktuara nga Komisioni Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat.
Letra e Rama, një kopje e së cilës zotërohet edhe nga ky websajt, vjen pas një analize dhe aksioni të ndërmarrë kohët e fundit kundër kultivimit të kanabisit në vend.
Raporti i Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe në bazë të të dhënave të Policisë Italiane “Guardia di Finanza” thotë se “pas një dekade të kultivimit dhe shpërndarjes së pakontrolluar” të kanabisit situata tani është nën kontroll.
Kjo tregon se “kur dhe ku ka vullnet politik, vendosmëri dhe përkushtim ndaj objektivave dhe paligjshmërisë, gjithçka është e mundur”.
Një burim i afërt me kryeministrin iu drejtua Lulzim Bashës, kreut të Partisë Demokratike në Shqipëri, e cila është akuzuar për drejtimin e një fushate që ka si qëllim të diskreditojë përpjekjet e qeverisë kundër drogës. Burimi tha, se “Mediat pranë Bashës po përpiqen të diskreditojnë përpjekjet tona, por me këtë mund të rrezikojmë negociatat me BE-në”.
Në letrën e tij drejtuar krerëve të BE-së, Rama thekson “hapat shpesh shumë të vështira” të marrë për të përgatitur vendin e tij për pajtueshmërinë me kriteret e BE-së, (kushtet të cilat duhet të përmbushen për pranimin)
Ai tha se qeveria e tij “kuptoi sfidat e jashtëzakonshme të përfaqësuara nga këto kushte. Na është dhënë një përgjegjësi. Ne zgjodhëm të vepronim. ”
Komentet e tij vijnë një vit pasi Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë.
Në një kohë kur vijon progresi në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe zbatimit të reformës në drejtësi, në veçanti rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Rama thotë se: “Ne qëndruam në qeveri në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare këtë vit”.
Kohët e fundit, qeveria, thotë ai, kishte miratuar plane “ambicioze” për të luftuar krimin e organizuar.
“Kemi vënë liderët e bandës në shënjestër: Kudo që fshihen, ne do t’i gjejmë dhe do t’i arrestojmë, do t’i vëmë para drejtësisë, duke i besuar sistemit tonë të ri të drejtësisë. Dhe ne do t’i konfiskojmë pasuritë e tyre të paligjshme. Mungesës së drejtësisë që shqiptarët kanë përjetuar vite me radhë po i vjen fundi. ”
Kryeministri vazhdon: “Ne jemi në procesin e ndërtimit të një infrastrukture të zbatimit të ligjit, i projektuar posaçërisht për të çrrënjosur këtë fenomen”.
Kryeministri foli për disa shqiptarë që po “lulëzojnë” në vendet e BE-së duke përfituar nga të ardhurat e drogave të paligjshme, prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.
“Ne duam ndihmën tuaj për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë”.
Lufta kundër drogës, siç tha ai, është ndihmuar nga, Guardia di Finanza e Italisë dhe BE.
“Kemi pasur rezultate. Javën e kaluar, Gjenerali italian Stefano Screpanti i Guardia di Finanza, zbuloi një ndryshim mahnitës. Vitin e kaluar, mbikëqyrja ajrore e tyre mbi Shqipërinë raportoi rreth 2,086 plantacione me kanabis në të gjithë Shqipërinë. Informacioni çoi në dhjetëra arrestime dhe shkatërrimin e të mbjellave. ”
Ndërsa këtë vit, u zbuluan vetëm 88 plantacione të dyshuara, ose 150 herë më pak krahasuar me vitin e kaluar.
“Me fjalë të tjera,” shkruan ai, “Shqipëria nuk është më kryeqyteti i kanabisit në Evropë”.
Por kryeministri pranon: “Ka shumë gjëra për të bërë dhe ne jemi të angazhuar për të punuar me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë për të eliminuar këtë fenomen”.
Ai thotë gjithashtu se Shqipëria ka ndryshuar hapin, “nga një shtet kaotik post-komunist i 27 viteve më parë, në një komb të rregullt, të qëndrueshëm ndaj ligjit dhe të gjallë”
“Ne i detyrohemi shumë BE-së për ndihmën teknike dhe ekonomike”.
Por ne kemi borxh edhe më shumë për aspiratat tona për t’u angazhuar dhe për të qenë pjesë e bashkësisë së kombeve të BE. ”
Mesazhi i tij për krerët e BE është se suksesi i Shqipërisë në luftën kundër drogës ilustron potencialin e vendit të tij për “pranimin e plotë dhe anëtarësimin në familjen evropiane”.