Eugent Bushpepa me këngën “Mall” është shpallur fituesi i Festivalit të ’56 të këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Duartrokitjet e shumta të publikut gjatë interpretimit te Bushpepës, kanë qenë në sinkron me vendimin e jurisë duke i dhënë trofeun e rëndësishëm këngëtarit.
Kjo fitore është një “biletë” që i garanton Eugent Bushpepës pjesëmarrjen në Eurovizion.
Redon Makashi me këngën “Ekziston” është renditur i dyti, ndërsa çmimi i tretë i është dhënë Inis Nezirit me këngën “Piedestal”.
https://youtu.be/DocjosVM5cU