Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Etleva Kondit, për rrëzimin e masës së sigurisë të arrestit shtëpiak ndaj ish anëtares së KVO.
Etleva Kondi, ish drejtoreshe e ministrisë së Mjedisit, anëtarë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, u paraqit në GJKKO, ku kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë. Bashkë me të ndryshim mase ka kërkuar edhe ish anëtari tjetër I KVO-së, Pëllumb Abeshi.
Kondi së bashku me Abeshin janë dënuar nga gjykata me “arrest shtëpie” sa i takon veprimeve të tyre në aferën e inceneratorëve të Elbasanit dhe të Fierit.