Është punë kafshate, monstër!

Duhet të lëçisni

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus...

Vdekja e 23 të moshuarve pasi u vaksinuan në Norvegji, OBSH nis verifikimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji, pasi u vaksinuan kundër koronavirusit. OBSH është në kontakt me...

Lajm i keq nga Pfizer, kompania do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Europë

Kompania amerikane Pfizer, që momentalisht është prodhuesi më i mad hi vaksinave kundër koronavirusit, ka marrë vendimin që të zvogëlojë përkohësisht dëgimin e dozave...

Futen në grevë tre zyrtarë të Kryeministrisë në Kosovë

Tre zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit në Kosovë kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë. Këshilli Grevist që përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari...

Nga Erl Kodra

Ushqimi ndahet në kafshata. Kafshatat ndahen në troha të vogla buke, produkti bazë për qeniet njerëzore që mundëson jetën tonë. Vetëm të vdekurit nuk hanë, nuk vishen, nuk kërkojnë asgjë, përveç kujtimit të përkorë.

Ne shqiptarët kemi qenë një popull i panginjur. Të uritur dhe të frustuar.

Do të tregoj një histori personale.

Ishin vitet e tetëdhjeta. Unë isha një adoleshent 19 vjeç, më i madhi i familjes. I internuar politik, bashkë me vëllezërit e mi. Gjithë ditën duhej të hapja kanale në ara. Tetë metër kub gurë e dhè ishte norma ditore. Pothuaj çdo fund pesëmbëdhjet ditëshi, mbaronin paratë. E shtynim me shpirt në dhëmbë.

Më kujtohet se ishte ditë nëntori. Kishim tre ditë pa bukë në familje. Kur them pa bukë, e kam në kuptimin e parë të kësaj fjale, domethënë, asgjë, fare, zero. Vetëm ujë çezme.

Kërkova para borxh. Një burrë i mirë që na ndihmonte gjithmonë, ishte larguar nga fshati. Shpirt’këputur vendosëm të presim ditën, kur do të merrja rrogën, 2500 lekë të vjetra. Por, duhej të shkoja në punë, përndryshe, edhe atë mund ta humbisja (sic!); për të dhënë llogari tek Sekretari i Partisë, Shefi i Kuadrit dhe Brigadieri.

Kur vinte dreka, dhe të gjithë të tjerët mblidheshin në një cep are, unë shkoja larg, sa më larg që mundesha. Pastaj rikthehesha tek lopata me baltë, për të përmbushur normën ditore prej 8 metër kub gurë e dhè.

Ditën e tretë m’u sosën fuqitë. Lopata më dukej 100 kilëshe, ndërsa në gojë më erdhi një shije e hidhur. M’u errën sytë, më lëshuan këmbët. Djersë të ftohta më kishin mbuluar ballin.

U përmenda në qendrën shëndetsore të fshatit. Një burrë, edhe ai i internuar, më kishte mbajtë në krahë për rreth një orë. Aty më kishin bërë injeksione me glukozë.

Kur hapa sytë e kuptova se ku isha.

– Jam helmuar -, i thashë burrit të internuar.
– E shoh -, më tha duke qeshur, – por ishte dashtë me tregue që je helmuar. Budallë i vogël.

Më vonë ai burri erdhi në shtëpi. Kishte ble bukë, makarona, djathë, sheqer. Atë natë u ngopëm me bukë. Rëndshëm.

***

Bota po shembet. Vendet e pasura janë tronditur, ndërsa vendet e varfra po shemben nën dhè.

Ne shqiptarët jemi mbyllur brenda shtëpive, në përpjekje për të mbrojtur jetën tonë. Por, ndërkohë ne po rrezikojmë të kalojmë në një nivel tjetër, në një lloj gjendje transi dhe të padëgjuar çmendurie.

Bota jonë po mbyllet, po tkurret, po bëhet sa një grusht.

Këtu vjen në pyetje shteti shqiptar 108 vjeç. Shteti i shqiptarëve. Shteti ynë.

Shteti. Shteti. Shteti.

Shteti ka mundësi. Shteti është pronari i taksave. Ne paguajmë për gjithçka, edhe kur blejmë, edhe kur hamë, edhe kur udhëtojmë, edhe kur flejmë. Paguajmë edhe kur marrim frymë.

Dhe paratë i grumbullon shteti, në një arkë të madhe, të cilën e administron kryeministri Edi Rama që prej vitit 2013, pasi ka menaxhuar më herët, për 11 vite me radhë paratë e Tiranës.

Unë nuk jam një person miqësor me kryeministrin. Madje, njëherë e kam pasë lidhë dhe shtri figurativisht në tavolinën time të punës, duke e torturuar si dreqin. Por, në fund e fala kukudhin. Nejse.

Por, kam një këshillë thellësisht “miqësore”.

Kështu si e ke nisur, po rrezikon “lëndën e parë”, domethënë, “lënda e parë” mund të çmendet, mund të shkallojë, mundet të kthehet në zombie dhe të të hajë të gjallë ty bashkë me Lindën. Sepse janë të uritur, o “BABA”!

Ti e ke zgjidhjen. Mundesh t’u japësh nga një kafshatë asfalti nga ai i Unazës. Ose t’u japësh nga një tullë nga ato të Kullave. Ose nga një analizë check up-i.

Mundesh të shpërndash gjysmën e 2 miliardë eurove të hashashit. Ose të 630 kilogramëve kokainë. Ose të marrësh një kredi tek ABI Bank. Ose ta shkundësh pak Arben Ahmetaj, tingrin tënd gjysmagjel.

Mundesh të thërrasësh ortakët, t’u kërkosh të bëjnë një sakrificë të vogël. Kudo që janë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në burg, në qeveri, në parlament; me një kërkesë të vetme:

Hajdeni të shpëtojmë “lëndën tonë të parë”, nga prishja, nga degradimi, nga çmenduria.

Dhe bëje shpejt, sepse nesër do të të hanë të gjallë.

Kësaj here nuk është punë propagande, sepse gjendja është serioze.

Edhe Blend Fevziu e ka kuptuar.

Good luck!

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Kërkohej prej 10 vitesh nga policia, shqiptarin e “tradhton” facebook-u i gruas

Prej 10 vitesh shqiptari nga Vlora Shaqir Kalaj ishte në kërkim nga policia italiane, pasi ishte një nga të arrestuarit e operacionit “Non plus...

Vdekja e 23 të moshuarve pasi u vaksinuan në Norvegji, OBSH nis verifikimet

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur verifikimet për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji, pasi u vaksinuan kundër koronavirusit. OBSH është në kontakt me...

Lajm i keq nga Pfizer, kompania do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Europë

Kompania amerikane Pfizer, që momentalisht është prodhuesi më i mad hi vaksinave kundër koronavirusit, ka marrë vendimin që të zvogëlojë përkohësisht dëgimin e dozave...

Futen në grevë tre zyrtarë të Kryeministrisë në Kosovë

Tre zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit në Kosovë kanë njoftuar se kanë hyrë në grevë. Këshilli Grevist që përbëhet nga Arben Krasniqi, Isa Hajdari...

Dalin shifrat në 24 orët e fundit: Shumë raste të reja me COVID-19, ulet numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije shifrat e fundit sa i takon situatën së COVID-19. Në 24 orët e fundit në...