“E ëmbla toka ime”, kështu do ta titullonte Ermal Meta këngën e radhës për Shqipërinë. Kjo ka qenë përgjigjia që Ermal Meta i dha një të riu, i cili e pyeti se si do ta titullonte këngën e radhës nëse do të shkruante një të tillë për Shqipërinë.
Këtë titull Ermali e imagjinoi duke pasur parasysh të kundërtën e këngës “E hidhura toka ime” të Domenico Modugno-s, të cilën e këndoi në Sanremo.