Erdogani kërcënon me luftë Sirinë: Një natë ne mund të vijmë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erdogani kërcënon me luftë Sirinë: Një natë ne mund të vijmë

09:52 | 22/02/2020
në Bota, Kryesore
0

Gjendja në Idlib po ashpërsohet – ofensiva e forcave siriane po destabilizon gjendjen në rajon. Në Ankara thuhet se forcat turke do të veprojnë ushtarakisht. Jemi para një konflikti siriano-turk?

Rusia dhe Turqia po tregojnë gjithnjë e më shumë muskujt në konfliktin e Sirisë. Udhëheqëja e Moskës po i mbështet trupat qeveritare siriane, të cilat kanë nisur sulmet masive ajrore në rajonin Idlib, që konsiderohet si rajoni i fundit i kontrolluar nga kryengritësit. Turqia nga ana tjetër është e armiqësuar me trupat qeveritare siriane të pushtetmbajtësit Baschar al-Assasd dhe po i mbështet forcat opozitare

Gjendja në Idlib po ashpërsohet nga dita në ditë. Së fundi 13 ushtarë turq janë vrarë gjatë një sulmi sirian. Armata turke po i mban në këtë rajon postet vëzhguese. Ndaj ushtarët turq përfshihen shpesh edhe në shkëmbime zjarri. Turqia ka dërguar forca shtesë ushtarake në këtë rajon.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Dështimi i negociatave me Moskën

Türkei Präsident Erdogan im Parlament (Getty Images/AFP/A. Altan)

Për të evituar shkallëzimin e konfliktit të armatosur, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka dërguar në fillim të javës një delegacion në Moskë, për të biseduar me përfaqësuesit e Rusisë. Por negociatat përfunduan pa sukses. Rusia nuk i ka marrë parasysh kërkesat turke për tërheqjen e forcave siriane. Udhëheqja në Ankara mendon se në veri të Idlibit do të duhej të krijohej një zonë e demilitarizuar, e ngjashme si ajo në lindje të Eufratit.

Dështimi diplomatik ka indinjuar presidentin Erdogan aq shumë, sa që ka kërcënuar me luftë. Përgatitjet për një ndërhyrje ushtarake kanë filluar, tha Erdogan të mërkurën. “Një natë ne mund të vijmë. Të jem edhe më i qartë: Operacioni në Idlib është vetëm çështje kohe.” Trupat siriane do të duhej të tërhiqen nga ky rajon deri në fund të shkurtit, kërkon presidenti turk.

Ekspertët: Vetëm konflikt verbal

Ekspertja e Lindjes së Mesme Bente Scheller, nga Fondacioni Heinrich-Böll, mendon se gjërat do të mbeten vetëm tek kërcënimet. “Konfrontime verbale do të ketë gjithmonë, por Turqia nuk do të futet në përshkallëzime ushtarake”, mendon Scheller. “Ata sërish do të ulen dhe do të negociojnë”. Duket se Assadi nuk do të pranojë kërkesat turke, ai do të shpallë së shpejti fitoren.

Syrien Soldaten aus der Türkei in al-Nayrab bei Idlib (AFP/H. Kadour)
Ushtarë turq në Al-Nayrab, pranë Idlibit

As Aaron Stein nga Foreign Policy Research Institute (FPRI) në Philadelphia nuk mendon se Turqia do të ndalojë ofensivën siriane. “Ankaraja do që ofensiva të ndërpritet dhe që trupat siriane të tërhiqen me një marrëveshje.” Por ky nuk është skenar real. Assadi do të marr tani apo më vonë kontrollin e kufirit. “Kjo është vetëm çështje kohe”, pohon Stein.

Ankaraja do të ndalojë ikjen masive

Syrien Azaz Flüchtlinge aus Idlib (Reuters/K. Ashawi)
Refugjatë nga Idlibi

Një nga shkaqet pse Turqia kërcënon me ofensivë ushtarake është edhe mundësia që sulmet ajrore të detyrojnë qindra mijëra sirianë të zhvendosen nga shtëpitë e tyre dhe të ikin në Turqi. Ikja masive në Turqi është një skenar real, e qeveria turke do të evitojë këtë skenar, sepse edhe tani në Turqi ka rreth 3,6 milionë refugjatë.

Qeveria turke ka shprehur shqetësimin se së bashku me civilët në Turqi mund të vijnë edhe terroristët islamikë. “Para hapjes së kufirit ne do të shikojmë të gjitha rreziqet, pasi në mesin e njerëzve mund të përzihen edhe xhihadistët”, thonë në Ministrinë e Brendshme turke.

Scheller pohon se këto shqetësime janë të pabaza. “Nëse shikojmë të dhënat e OKB, atëherë shihet se më shumë se 99,9 % e njerëzve në Idlib janë civilë, të cilët nuk paraqesin rrezik. Ata janë të rrezikuar.” Ndërkohë që Turqia është ajo e cila ka ndihmuar vet luftëtarët ekstremistë që të futen në Siri.

Syrien Flüchtlingstreck aus Aleppo (Reuters/K. Ashawi)

Turqia dhe Rusia kanë rënë dakord në vitin 2018 që krijohet një zonë e demilitarizuar në Idlib. Për këtë qëllim janë krijuar edhe postoblloqet turke, të cilat tani janë të rrezikuara. Nga ana tjetër Ankaraja do të duhej të ndante kryengritësit nga xhihadistët. Por në Idlib ende ka xhihadistë.

Sulmet ajrore janë ashpërsuar së fundmi. Sipas të dhënave të OKB-së, prej fillimit të dhjetorit kanë marrë arratinë mbi 900.000 njerëz. Ndërkohë që gjendja e popullatës po vështirësohet nga dita në ditë. /DW

Etiketa: konflikt verbalLindja e MesmeRusiaTurqia

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Hyri në burg për vjedhjen e 10 eurove, ky është 43 vjeçari nga Kamza që vrau veten në qeli

Hyri në burg për vjedhjen e 10 eurove, ky është 43 vjeçari nga Kamza që vrau veten në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com