Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka nisur vizitën e tij në Athinë me një kërkesë për rishikimin e traktatit të vitit 1923, i njohur ndryshe si Traktati i Lozanës, i cili përcakton kufijtë e Turqisë me fqinjët e saj.
Kërkesën e tij, Erdogan e ka bërë publike në takimin me homologun helen, Prokopis Pavlopoulos, i cili ka dhënë një përgjigje negative. “Traktati i Lozanës nuk ka nevojë as për ndryshim, as për rishikim”, ka deklaruar Pavlopoulos.
Gjatë takimit, presidenti turk ka ngritur edhe shqetësimin për komunitetin turk në Greqi, i cili sipas tij nuk gëzon lirinë për të ushtruar besimin fetar përkatës. Konkretisht, Erdogan i është referuar pakicës myslimane që jeton në krahinën e Trakës, të cilën ai ka në plan ta vizitojë ditën e premte.
Gjatë ditës së sotme Erdogan, që i pari president turk që viziton Greqinë prej dekadash, është takuar edhe me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.
http://shqiptarja.com/bota/2728/erdogan-n–athin–t–ndryshoj–lozana–pavlopoulos-kund-r-457847.html