“Epiqendër e shijes”, Shkodra “pushton” prestigjiozen italiane “Corriere della Sera” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Epiqendër e shijes”, Shkodra “pushton” prestigjiozen italiane “Corriere della Sera”

19:05 | 10/07/2022
në Uncategorized
0

Shkodra ka zënë faqen kryesore të gazetës prestigjioze italine “Corriere Della Sera” si shkak të Festivalit të Parë Ndërkombëtar të Ushqimit.
Kur na ndajnë edhe pak ditë që ky event të jetë pjesë e Shkodrës, prestigjiozja italiane ka bërë një shkrim të detajuar të asaj çfarë pritet të ndodhë në Shkodër për tre ditë me radhë, ndërkohë që 2023-shi do të ketë të tjera surpriza, për këtë event unik në llojin e tij në Shqipëri.
Gazeta italiane nis me kryetitullin “Nga Michelle Obama në Ballkan”, ajo i bën një përshkrim të hollësishëm këtij organizimi që për 3 ditë radhazi e kthen Shkodrën në epiqendër të pasqyrimit të shijes, elegancës dhe traditave më të mira të saj.

“Nga Piemonte në Shqipëri, pasi ka gatuar për emrat e mëdhenj botëror si (Sophia Loren, Michelle Obama, Armani, Ferrari etj.), Carlo Zarri, pronari i hotel-restorantit “Villa San Carlo di Cortemilia (Cuneo) do jetë në Shkodër, ku prej datës 14- 16 korrik merr jetë edicioni i parë i festivalit “Shife”, një festival ndërkombëtar i ushqimit i organizuar nën kujdesin e kryetarit të ri të Bashkisë Bardh Spahia, me përkujdesjen e shefit piemontez me origjinë nga Langa e Sipërme. Gjatë një takimi me Bardh Spahinë, në “Expo Milano” ku menaxhoja ushqimin dhe verën në hapësirën e USA-shpjegon Zarri, në atë kohë Spahia nuk ishte akoma kryetar i Bashkisë, por vjen dhe më takon në “Cortemilia”, ku pas një shëtitje në territor më premton, se do më priste në Shkodër për të organizuar të parin festival ndërkombëtar të ushqimit në Shqipëri. Një premtim i bërë projekt dhe pas pak ditësh realitet.
Përse të zgjedhësh një guzhinier piemontez për të drejtuar një eveniment shqiptar?

Motivet janë disa dhe të gjitha vënë theksin tek lidhjet mes dy popujve tonë thotë Zarri, i cili shprehet se Shqipëria ngjan si një degë e Italisë ku të gjithë flasin gjuhën italiane, e kuptojnë atë shumë mirë, e ata që punojnë në guzhinë, kanë kaluar një periudhë kohe në Itali dhe njohin zakonet tona. Nuk është gjithçka. Shqiptarët janë të lidhur me një model guzhine të thjeshtë, bazuar në një ekonomi të ngjashme shton Zarri, ku si në Itali që po ndodh prej disa vitesh, janë duke kërkuar të rikuperojnë disa ingredient lokal që po rrezikojnë të humbasin nga pasojat e kohës.
Zarri po punon me guzhinierët e zonës për të sjellë pjata të veçanta që nxjerrin në pah vlerat më të mira të zonës, ndërsa nuk do të mungojnë edhe prezantimet e verave lokale. E ndërsa është gati festivali i parë i këtij lloji, paralelisht Spahia dhe Zarri po punojnë për objektivin tjetër madhor të një tradite që do të vijojë. Në 2023 ata do të finalizojë binjakëzimin e Shkodrës me një komunë të rëndësishme në Itali, për ta zhvilluar festivalin dhe shpalosjen e këtyre vlerave në të dy rajonet. Vetë kryebashkiaku Spahia e ka cilësuar festivalin, si hapin e parë të kthimit të Shkodrës në vendin që i takon në rang kombëtar dhe atë ndërkombëtar, si një qytet ku turizmi zhvillohet mbi rrënjët e forta të traditës dhe pasurive të pafundme të territorit, ndërthurur me elementet që koha i dikton”, – thuhet në artikull.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Pesë gjendje të rralla mendore, për të cilat mund të mos keni dëgjuar ndonjëherë

Pesë gjendje të rralla mendore, për të cilat mund të mos keni dëgjuar ndonjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës –

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës –

08:19 | 20/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 20 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:03 | 20/02/2026
Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe… –

Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe… –

07:59 | 20/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Shkurt 2026 –

07:45 | 20/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horosopi për ditën e sotme, 20 Shkurt 2026 –

07:37 | 20/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës –
  • Këmbimi valutor 20 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Seancë maratonë prej 18 orësh/ Rrëzohen 6 nismat e opozitës, për statusin e minatorit, arsimin dhe… –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 20 Shkurt 2026 –
  • Horosopi për ditën e sotme, 20 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 20 Shkurt 2026

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vlorë/ Era e fortë rrëzon pishën në Pyllin e Sodës, përplaset një automjet nga bllokimi i rrugës –
  • Këmbimi valutor 20 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com