Enriko Papën bëhet gati për një etapë të re në karrierën e tij futbollistike. Shqiptari ka vendosur të largohet nga Turqia, për t’u kthyer në kampionatin rumun, ku bëri emër me paraqitjet e tij te Botoshani në vitet e kaluara. Papa, i cili njihet për të kaluarën etij në Shqipëri me skuadra si Bylis, Tirana, Teuta e Durrësit dhe Lushnja, ishte transferuar në verë nga Botoshani te klubi i Rizespor në kategorinë e dytë turke.
Ai ka luajtur 13 ndeshje duke shënuar 1 gol në kampionatin turk me këtë skuadër, por duke qenë vetëm në 4 prej këtyre takimeve si titullar.
Kjo duket ka shtyrë Papën që të kërkojë më shumë minuta dhe zgjidhja është gjetur nëpërmjet një huazimi të 29-vjeçarit deri në fund të sezonit në Rumani.
Por këtë radhë ai do t’i bashkohet ekipit të Sepsi, i cili lufton për të qëndruar në 6-shen e skuadrave më të mira rumune, që të tentojë të sigurojë një vend në Kupat e Europës në edicionin e ardhshëm.
The post Enriko Papa largohet nga Turqia për të luajtur tek… appeared first on 27.









