Engjëlli i Ramës dhe fabula e shkarkimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Engjëlli i Ramës dhe fabula e shkarkimit

21:40 | 21/01/2022
në Kryesore
0

Ditët e fundvitit të kaluar përkuan me lajmin brenda salloneve të purove në mazhorancë që Rama e kishte lëshuar Engjëllin e tij të kaq viteve si njeriu kyç në të gjithë “kuzhinën” e qeverisë dhe të vendimeve që duhet të shkonin aty.
Me, apo pa prezencën e shefit të madh. Sepse dikush duhet të firmoste, sikundër Peleshi dikur firmosi 17 projekt-vendime të stilit Agaçi për skandalin e inceneratorëve.

E megjithatë duket që ka një pendesë të qëllimshme, apo një mekanizëm të stilit allajsoj që Rama ka frenuar një vendimmarrje të tillë, teksa kjo ka shërbyer vetëm për një fasadë propagande e spostim vëmendje të atij grup interesi që godisnin pikërisht lëvizjet e Agaçit.
Taktika ishte gol, por me sistem VAR. Difuzioni me stil i Ramës, gjithsesi e ka një hall brenda, një hall të madh, sepse Engjëlli i Ramsit është koka inceneratore dhe gjithçka ka prodhuar kabineti Rama me ardhjen në pushtet.

Rama vijon ta lëshojë në një kohë që e ka dorëzuar në heshtje, si për t’i thënë: S’më lënë të të mbaj, por dua të mos ikësh…!
E megjithatë, Agaçi është larguar, ose Rama ka qenë i detyruar ta largojë për pak ditë në çoroditjen e ambientit politik, por duke e mbajtur ende afër, sepse vetë ai, avokati, di shumë, përveçse vetë ka bllofuar po kaq shumë në disa nisma pikante, kryesisht dhe vetëm në dy:

Read more

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

1. Çështja Beketi dhe arroganca e tij për mospërfaqësim të shtetit shqiptar në Arbitrazh me dijeni të Agaçit;
Dhe 2. Kauza e prodhimit të dokumentacioneve ligjore, lidhur me vendimet qeveritare për kauzën më të rëndë të Inceneratorëve. Vorbulla afër tij, duke pasur një karton të verdhë më parë në kohën e arrogancës mbi arbitrazhin për Beketin, tashmë me inceneratorët ka shtuar zullumin dhe nuhatjen e drejtësisë, teksa në mes gjendet Rama që po mban me frena dore, një situatë në oborrin e tij, duke tentuar të luajë me dy porta rreth çështjes Agaçi.
Praktikisht e ka larguar, por stepet shumë për ta njoftuar.

Sepse, vetë ai thjesht me një shikim të drejtpërdrejtë i tërbon memorien dhe i trondit terezinë ditore, që s’ka Erdogan t’ia sjellë në vete. E megjithatë, gojët e liga dhe kontingjentet e helmeve në Kryeministri, por edhe jashtë saj tregojnë që Agaçi po lëshohet pak nga pak nga Rama drejt e në gojën e drejtësisë, për të gjitha orkestrimet e tij në afera, për të cilat nuk funksionon asnjë lobim politik, qoftë edhe kryeministror të ndikojë. Rama e di fare mirë që koha e Agaçit ka përfunduar, por sa herë mendon këtë konstatim, njëherësh i kujtohet vetja, pasi afera e tij, kalonte nëpërmjet avokatit, që në fund të gjithçkaje mbetet një rrezik potencial për të marrë nofkën “pentito”.

Etiketa: edi ramaEngjellfabulashkarkimi

Të Lidhura

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

nga 27
16:34 | 04/04/2026
0

Forcat iraniane dhe amerikane vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pilotin e zhdukur pas rrëzimit të një avioni F-15 amerikan mbi...

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

nga 27
16:22 | 04/04/2026
0

Zyrtarisht, detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati. Akti...

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

nga 27
16:14 | 04/04/2026
0

Liverpool u mund 4:0 ne Etihad Stadium, duke u eliminuar ne cerekfinalen e FA Cup nga City. Nje rezultat qe...

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

nga 27
14:52 | 04/04/2026
0

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Para
Covid-19 në Itali, mbi 170 mijë raste të reja dhe 373 viktima në 24 orët e fundit

Covid-19 në Itali, mbi 170 mijë raste të reja dhe 373 viktima në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –

16:34 | 04/04/2026
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

16:22 | 04/04/2026
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –

16:14 | 04/04/2026
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –

14:52 | 04/04/2026
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –

14:18 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –
  • Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –
  • Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n –
  • Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë –
  • SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit –
  • Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15 –
  • Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com