Engel: Rruga e Serbisë e mbyllur derisa sa të njohë Kosovën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Engel: Rruga e Serbisë e mbyllur derisa sa të njohë Kosovën

10:28 | 19/01/2020
në Kryesore
0

Kongresisti Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i shkroi letër komandantit të Forcave Detare të SHBA-së në Evropë, në lidhje me një intervistë të tijën që adreson politikën amerikane ndaj Serbisë.

Duke cituar një raport të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Engel shfaqi shqetësimin se komentet e fundit të admiralit James Foggo nuk e reflektojnë plotësisht politikën amerikane ndaj Serbisë.

“Ndaj të njëjtën shpresë me ju se Serbia, një ditë, mund t’i bashkohet NATO-s, por ajo ditë nuk është afër. Dhe, rruga e saj drejt Bashkimit Evropian po ashtu mbetet e mbyllur derisa nuk e njeh dhe nuk bën paqe me Kosovën. Prandaj, ju bëj thirrje që në komentet e ardhshme për Serbinë, t’i balanconi më me kujdes deklaratat, në mënyrë që ato të shprehin me saktësi shqetësimet e SHBA-së për rrugën e Beogradit dhe për marrëdhëniet e tij alarmuese me Moskën”, shkroi Engel në letrën drejtuar admiralit Foggo.

Read more

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Në nëntor të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë ka siguruar një raport të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ku është vlerësuar se bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë është rritur prejse Partia Përparimtare Serbe e presidentit Aleksandar Vuçiq ka marrë pushtetin në Serbi në vitin 2012.

“Serbia ofron mjedisin më të butë për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor”, ka vlerësuar Departamenti amerikan i Mbrojtjes, duke përmendur një sërë marrëveshjesh të nënshkruara midis Beogradit dhe Moskës.

Engel, në letrën dërguar admiralit Foggo, u bën jehonë gjetjeve të këtij raporti dhe thotë se para se Vuçiq dhe partia e tij të merrnin pushtetin, marrëdhëniet dypalëshe ushtarake të Serbisë me Rusinë kanë qenë të vogla.

“Diplomatët e Shteteve të Bashkuara, për kohë të gjatë, kanë shprehur pakënaqësi me gatishmërinë e Beogradit për të anuar kah Lindja dhe Perëndimi. Serbia nuk e ka harmonizuar politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian, edhe pse këtë e kërkon procesi i saj i anëtarësimit në BE, dhe ajo vazhdon të refuzojë një sërë prioritetesh të përbashkëta SHBA-BE”, tha Engel.

Në intervistën dhënë për ueb-faqen e lajmeve European Western Balkans në Beograd, në dhjetor të vitit 2019, Foggo ka thënë se i përket Serbisë të vendosë për bashkëpunimin e saj me NATO-n.

“Unë shoh se bashkëpunimi është duke u përmirësuar. Tani për tani, ato [v.j. Serbia dhe NATO-ja] janë partnere dhe vendi juaj është shumë i lumtur për këtë. Kjo është e shkëlqyeshme. Edhe ne jemi në rregull me këtë”, ka thënë Foggo.

“Ju do të zgjidhni se çfarë dëshironi të bëni dhe sa larg dëshironi ta çoni këtë marrëdhënie dhe ne do të jemi aty për ju”, ka shtuar ai.

“Në fund të fundit do të ishte mirë të shohim që Serbia dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s”.

“Ka 1,600 gjëra që mund të zgjidhni nga ato që mund të bëni me NATO-n”, ka thënë Foggo.

Serbia, e cila në vitin 1999 është bombarduar nga NATO-ja për shkak të dhunës së saj në Kosovë, këmbëngul se statusi i saj ushtarak është neutral.

Foggo po ashtu ka thënë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe ka shfaqur shpresën se dy vendet do t’i rikthehen këtij procesi./REL

Etiketa: James FoggoKongresisti Eliot EngelKosovakryetar i Komitetit për Çështje të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të BashkuaraRruga e Serbisë

Të Lidhura

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:39 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

nga 27
12:33 | 16/03/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë...

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

nga 27
12:01 | 16/03/2026
0

Në prag të publikimit të listës së lojtarëve për ndeshjet e fazës play-off ndaj Polonisë më 26 mars, futbollistët e...

Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

nga 27
11:57 | 16/03/2026
0

Nëna e foshnjës dy muajshe e cila ndërroi jetë para dy ditësh në QSUT ka hedhur  akuza ndaj mjekëve për...

Para
Tërmet i fortë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Tërmet i fortë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:39 | 16/03/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

12:33 | 16/03/2026
Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –

12:01 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:57 | 16/03/2026
Ata ma vdiqën fëmijën! –

Ata ma vdiqën fëmijën! –

11:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Paraqitjet e legjionarëve / Seferi shënon me Bodrumspor, Stiven Shpendi realizon për Empolin –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Ata ma vdiqën fëmijën! –
  • Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Miratoni me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve –
  • Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com