Për të rinjtë e Bulqizës nuk ka shumë variante punësimi e argëtimi. Ndërsa disa lënë vendin, disa të tjerë shkollohen, e disa shtyjnë ditët e papunësisë ka edhe nga ata që ditë për ditë marrin rrugën për në minierë. Shpesh një rrugë pa kthim.
Por sot një nga këta të rinj e la këtë rrugë në mes. Eduart Dama, vetëm 20 vjeç e humbi betejën me jetën. Ndërsa ndodhej në galeri u zu poshtë nga një masiv shkëmbor.
Çdo ëndërr e shpresë e tij u kpëut në mes, aty në terrin e nëntokës teksa mundohej për bukën e tij të përditshme.