Në kuadër të operacionit të koduar “Ëndrra e keqe”, një 55-vjecar ra sot në prangat e policisë së Tiranës. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Aksioni kishte nisur që në vitin 2014, mes policisë shqiptare dhe asaj greke.
Në pranga ra Naim Maloku, i cili ishte shpallur në kërkim pasi u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në inteligjencën informative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëndrra e keqe”, kanë kapur dhe ndaluar, në lagjen “Argjinatura”, Kamëz, shtetasin Naim Maloku, 55 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”, i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.
The post “Ëndrra e keqe”, arrestohet pas 9 vitesh i shumëkërkuari i policisë appeared first on 27.