Një kërcënim brenda familjes ka ndodhur në Kavajë mbrëmjen e sotme. Nga burime, bëhet me dije se Besian Dedej i ka drejtuar armën gruas së tij.
Kjo e fundit ka njoftuar policinë e Kavajës e cila ka mbërritur në shtëpinë e familjes Dedej por burri i shtëpisë është arratisur.
Aktualisht policia është vënë në ndjekje të tij. Nuk dihen ende rrethanat se cili ka qenë shkaku i këtij kërcënimi në familje.