Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka emëruar në krye të Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, Arvit Bushatin. Bardh Spahia liroi nga detyra e administratorit Mark Mollën, i cili ishte emëruar nga ish-kryebashkiakja, Voltana Ademi.
Bushati do të jetë në këtë detyrë me mandat 3-vjeçar, ndërkohë që vendimi u mor pasi gjykata rrëzoi emërimin që ishte bërë nga ish kryetarja e bashkisë pak ditë përpara se të dorëzonte detyrën, që i zgjati mandatin Mollës edhe me 4 vite.
Tashmë zyrtarisht UKSH do të drejtohet prej të martes nga Bushati, i cili vjen në këtë detyrë pasi ka qënë më herët drejtues i forumit rinor të PD, si edhe ka mbajtur funksione të ndryshme në pushtetin vendor.