Emrat/ Bllokuan seancën, ja 8 deputetët e PD që pritet të dënohen nga… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/ Bllokuan seancën, ja 8 deputetët e PD që pritet të dënohen nga… –

15:50 | 06/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Partia Socialiste ka kërkuar masa ndaj 8 deputetëve të opozitës, të cilët bllokuan seancën e së enjtes, pasi mazhoranca refuzoi të miratonte emrat e propozuar nga Grupi Parlamentar i PD si përfaqësues të saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

PS ka kërkuar masa ndaj Asllan Dogjani, Gazment Bardhit, Luan Baçi, Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati,Zheni Gjergji dhe Lefter Gështenjës.

Deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore. Shkak për tensionet në sallë u bë mosvotimi i përbërjes së Komisionit, që u cilësua si shkelje Kushtetuese.

Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.

Në letrën e PS të firmosur nga Blendi Çuçi dhe deputetët e PS theksohet se ligjvënës të pozitës bllokuan kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të ulej në drejtimin e seancës.

Ndërkohë që deputetët Dogjani, Baçi, Bardhi dhe Gështenja, penguan me karrige dhe nuk lejuan Lindita Nikollën që të hyntë në sallën e Kuvndit.

Madje Gazment Bardhi i ka marrë kartën elektronike në mënyrë që të mos votojë.

“Përkatësisht deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji bllokuan vendin në sallën e seancës plenare, ku ulet Kryetarja e Kuvendit, duke penguar që të vijonte normalisht seanca plenare, pas mbylljes së diskutimeve.

Deputetët Lefter Geshtenja, Asllan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazmend Bardhi në koordinim me njëri-tjetrin penguan korridorin hyrës të Kryetares së Kuvendit në sallën e seancës plenare, me karrige si dhe nuk lejuan kalimin e saj drejt vendit të saj, për të njoftuar vijimin ose mbylljen e seancës plenare sipas kompetencave që i njeh ligji dhe Rregullorja e Kuvendit.

Deputeti Gazmend Bardhi e pengoi Kryetaren që të jepte njoftimet duke i hequr kartën nga pajisja elektronike gjatë fjalës së saj që po mbante në një nga vendet ulëse të Këshillit të Ministrave, në pamundësi që të fliste nga vendi i saj si pasojë e bllokimit nga deputetë të opozitës siç përshkruhet më sipër.

Të gjitha veprimet e mësipërme, përbëjnë shkelje të rënda sipas Rregullores së Kuvendit, neni 65/1, pika a’, (pengimi i seancës plenare, shkaktim kaosi) dhe që vijnë në kundërshtim të hapur me Kodin e Sjelljes së Deputetit, pasi përbëjnë veprime të papërgjeshme, kundër normave etike për deputetin si model për shoqërinë dhe që cënojnë rëndë imazhin e Kuvendit dhe vetë deputetit në publik”, thuhet në letrën e deputetëve të PS.

Read more

Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

“Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

Të Lidhura

Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –

nga 27
14:31 | 29/12/2025
0

Ish-kryeprokurori i Shtetit i Kosovës, Aleksandër Lumezi e ka hedhur poshtë një propozim për t’u bërë zëvendëskryeprokuror i Shtetit, për...

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

nga 27
14:11 | 29/12/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka prezantuar një plan me 20 pika për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, të cilin...

“Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –

“Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –

nga 27
13:49 | 29/12/2025
0

Teksa qyteti i Vlorës prej disa ditësh përballet me mungesë totale të ujit të pijshëm, situata po bëhet gjithnjë e...

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

nga 27
13:27 | 29/12/2025
0

Një mjet tip autoboti me gaz është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë. Fatmirësisht nuk...

Para
Egnatia fiton me “tris” ndaj Dinamos dhe shkëputet –

Egnatia fiton me “tris” ndaj Dinamos dhe shkëputet -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –

14:31 | 29/12/2025
20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

14:11 | 29/12/2025
“Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –

“Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –

13:49 | 29/12/2025
Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –

13:27 | 29/12/2025
Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin –

12:55 | 29/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –
  • 20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –
  • “Na gënjen, është hallkë e korrupsionit” –
  • Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin –
  • Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se i pushtojmë sheshin –
  • Padrejtësitë ndaj të rinjve dhe diasporës duhen korrigjuar me garanci statutore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosovë/ Aleksandër Lumezi nuk pranon propozimin për t’u bërë zv.kryeprokuror i Shtetit –
  • 20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com