Emiriana Sako shpërdoron fondet e rindërtimit/ 5 mld lekë për 2 tenderë abuziv – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emiriana Sako shpërdoron fondet e rindërtimit/ 5 mld lekë për 2 tenderë abuziv

18:47 | 16/03/2022
në Shqiperi
0

Emiriana Sako, duket se e ka filluar me vrull “punën”, pasi u rizgjodh  në krye të Bashkisë Durrës. Konfirmimi që mori në mars po i hap asaj rrugë të vazhdojë me abuzimet dhe keqpërdorimin e fondeve. Këtë herë, Sako nuk ka lënë pa trazuar fondet e rindërtimit, po ka zhvilluar 2 tenderë në një ditë me shifra marramendëse,  edhe pse qytetarët vazhdojnë të jenë të pastrehë që nga tërmeti i 2019 dhe shpesh kanë probleme me bonuset e qirasë.

Këtë herë bëhet fjalë për një tender 206 milionë lekë  plot shkelje ligjore, që pretendohet të shkojnë për rikonstruktimin e pallateve në Durrës në lagjen numër 5.  Sipas dokumentit të tenderit, vetëm për rikonstruktimin e pallateve do të shpenzohen 3 mld lekë dhe këto para i janë dhënë një kompania e cila ka marrë tenderin pa zhvilluar një garë. Pasi Emiriana Sako ka shpallur hapjen e tenderit me procedurë të kufizuar, pra deri në një pikë fituesi është i paracaktuar dhe ashtu ka ndodhur. Kompania “RAJLI NDERTIM shpk & G.P.G. COMPANY shpk” ishte e vetmja pjesëmarrëse në garë dhe Sako në vend që ta anulonte, ashtu sikur e kërkon ligji, ka lidhur menjëherë kontratën me kompaninë në  fjalë pa zhvilluar një garë me datë 9 mars.

Kështu, Sako ka cenuan konkurrencën dhe ka shkelur një tjetër pik të ligjit për prokurimet, i cili kërkon që të pranohet oferta më e lirë. Por dokumentet tregojnë se kompania fituese ka paraqitur ofertë shumë të lartë, të barabartë me vlerën e fondit limit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Tjetër skandal

Data 9 mars ka qenë dita e vjedhjeve për Sakon, pasi ka mbyllur tenderin e mësipërm ka firmosur një tjetër kontratë, sërish në shkelje të ligjit, duke abuzuar nga fondi për rindërtimi. Ky tender kap vlerat e  1.8 miliardë lekëve për rikonstruktimin e pallateve në Sukth, Durrës.  Edhe për këtë rast Sako nuk ka zhvilluar një garë të mirëfilltë, por ka shpallur fituese kompaninë  “EURONDERTIMI 2000 shpk”, duke cenuar sërish konkurrencën dhe ka krijuar hapësira për abuzime me fondin në dispozicion.

Sakaq, edhe në këtë rast evidentohet se kompania fituese ka paraqitur ofertë të njëjtë me nivelin e fondit limit, pra  176.  327 975,00 lekë. Por, edhe për këtë rast Sako ka shkelur ligjin “me të dyja këmbët” dhe shfrytëzona për miqtë e saj paratë që duhet t’i marrin qytetarët të cilët u prekën nga tërmeti.

Këto fakte tregojnë qartë pse edhe pas më shumë se 2 vitesh qytetarët vazhdojnë të jenë të pastrehë dhe qeveria mburret me financimet që vijnë nga donatorët, pasi fondet tona i mban për vete.

Etiketa: abzuimeEmiriana SakoFondeparaRindertimishkelje ligjite pastrehetender

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Strehonte me qindra civilë, rusët bombardojnë një teatër në Mariupol

Strehonte me qindra civilë, rusët bombardojnë një teatër në Mariupol

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –

09:29 | 16/03/2026
Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

09:19 | 16/03/2026
Sulmohet policia e Kosovës në Veri –

Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –

09:03 | 16/03/2026
Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

09:01 | 16/03/2026

08:27 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –
  • Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –
  • Të shtëna me armë në Gjakovë, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tritoli në makinën e Oltion Klosit, arrestohen 7 persona! Porosia u dha nga burgu –
  • Një shqiptare ngjitet në skenën e “Oscar”, Luana Bajrami triumfon me filmin e saj të ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com