Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigrimi vijon të rritet/ Gati gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë –

14:16 | 19/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të biznesmenit, Dionis Teqjas –

Të frymëzohemi nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu për të rrëzuar kryetradhtarin e vendit, Edi Ramën –

Diaspora shqiptare vijon të zgjerohet dhe të mbetet një nga fenomenet më të rëndësishme demografike dhe ekonomike të vendit.

Sipas vlerësimeve më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), në vitin 2025 numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë llogaritet në rreth 2.25 milionë persona, ose afro 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej  diaspora-ne-shifra

INSTAT thekson se, për shkak të mungesës së regjistrimeve të rregullta administrative për largimet nga vendi, diaspora nuk mund të përllogaritet me saktësi absolute. Për këtë arsye përdoren metoda të tërthorta, duke krahasuar të dhënat e regjistrit civil me popullsinë banuese në vend. Ky vlerësim tregon se diaspora shqiptare ka një profil relativisht të ri dhe ekonomikisht aktiv, me rreth 77% të saj në grup-moshën 15–64 vjeç, ndërsa vetëm rreth 5% janë mbi 65 vjeç, çka e bën atë një burim të rëndësishëm potencial për tregjet e punës në vendet pritëse.

Historikisht, migrimi i shqiptarëve ka qenë i vazhdueshëm dhe i larmishëm, duke nisur që nga shekujt XV–XVI e deri te valët masive pas viteve ’90. Botimi dallon mes “diasporës së vjetër”, të formuar kryesisht para vitit 1944 dhe gjatë periudhës 1945–1990, dhe “diasporës së re”, e cila lidhet me migrimin masiv pas rënies së komunizmit. Në këtë fazë të fundit, destinacionet kryesore kanë qenë Greqia, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Franca.

Të dhënat nga censet ndërkombëtare tregojnë se rreth 1.1 milion persona të lindur në Shqipëri jetojnë sot në 31 vende të Evropës, ndërsa rreth 939 mijë shtetas shqiptarë figurojnë si rezidentë në këto vende. Italia dhe Greqia mbeten dy destinacionet kryesore historike dhe aktuale, të ndjekura nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Paralelisht, në vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që fitojnë shtetësinë e vendeve pritëse, veçanërisht në Itali, Greqi, Gjermani dhe Suedi, duke reflektuar një integrim më të qëndrueshëm afatgjatë.

Një kapitull i veçantë i botimit i kushtohet diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë mbi 206 mijë persona me origjinë shqiptare, të ndarë mes gjeneratës së parë të emigrantëve dhe gjeneratës së dytë të lindur në SHBA. Ky komunitet paraqitet me norma të larta punësimi dhe me një strukturë arsimore të diversifikuar, duke përforcuar rolin e diasporës si faktor ekonomik dhe social me peshë.

INSTAT thekson se publikimi synon të shërbejë si instrument informues për politikëbërësit dhe institucionet, në funksion të hartimit të politikave më të mira për diasporën dhe forcimit të lidhjeve të saj me vendin e origjinës, në një kontekst ku migrimi mbetet një nga sfidat strukturore më të mëdha për Shqipërinë./ Monitor

Të Lidhura

Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

nga 27
12:24 | 06/05/2026
0

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka rikthyer një deklaratë të kryedemokratit, Sali Berisha kur shprehej se kush mbron zgjedhjet me...

Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –

Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –

nga 27
11:56 | 06/05/2026
0

Pas ngjarjes tragjike në Spitallë, banorët e Arapajt në Durrës kanë lajmëruar një protestë sot në orën 10:00 për të...

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të biznesmenit, Dionis Teqjas –

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të biznesmenit, Dionis Teqjas –

nga 27
11:50 | 06/05/2026
0

Një letër e çuditshme është shpërndarë sot në redaksitë e disa mediave, kryesisht online. Një gjyqtar i quajtur Flamur Kapllani...

Të frymëzohemi nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu për të rrëzuar kryetradhtarin e vendit, Edi Ramën –

Të frymëzohemi nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu për të rrëzuar kryetradhtarin e vendit, Edi Ramën –

nga 27
11:36 | 06/05/2026
0

“Të frymëzuar nga prijësi ynë i përjetshëm Skënderbeu të vazhdojmë betejën për çlirimin e vendit nga ky pushtues i egër”....

Para
Kërkesa e SPAK/ PS kërkon 3 javë, PD vetëm 5 ditë – përplasje mbi USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes për Ballukun –

Kërkesa e SPAK/ PS kërkon 3 javë, PD vetëm 5 ditë – përplasje mbi USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes për Ballukun -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –

12:24 | 06/05/2026
Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –

Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –

11:56 | 06/05/2026
Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të biznesmenit, Dionis Teqjas –

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të biznesmenit, Dionis Teqjas –

11:50 | 06/05/2026
Të frymëzohemi nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu për të rrëzuar kryetradhtarin e vendit, Edi Ramën –

Të frymëzohemi nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu për të rrëzuar kryetradhtarin e vendit, Edi Ramën –

11:36 | 06/05/2026
Tritoli në biznesin e tij, Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitar për gjyqin ndaj Laert Haxhiut –

Tritoli në biznesin e tij, Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitar për gjyqin ndaj Laert Haxhiut –

11:20 | 06/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –
  • Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –
  • Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të biznesmenit, Dionis Teqjas –
  • Të frymëzohemi nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu për të rrëzuar kryetradhtarin e vendit, Edi Ramën –
  • Tritoli në biznesin e tij, Noizy paraqitet në GJKKO si dëshmitar për gjyqin ndaj Laert Haxhiut –
  • Një figurë e shquar në jetën politike dhe institucionale të vendit, kënaqësi të bashkëpunoja… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Turpi i historisë i mbuloftë ata që mbrojnë zgjedhjet me një kandidat –
  • Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com