Të paktën 30 persona kanë vdekur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që përfshinë provincën Azarbajxhan, në veri-lindje të Iranit.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni publik vendas, sipas të cilit në dy qytete, Axhabshir dhe Azarshahr, të humburit janë 7 ndërsa të plagosurit 5. Trupat e pajetë të viktimave, sipas autoriteteve të emergjencave, janë gjetur në dy qytetet e sipërpërmendura, përkatësisht 16 tek i pari dhe 14 tek i dyti.
Për t’i bërë ballë situatës në lëvizje janë vënë edhe forcat e armatosura, policia, Kryqi i Kuq dhe helikopterë për të transportuar të plagosur dhe ndihma.