Emergjencat Civile: Shënohen 15 vatra zjarri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emergjencat Civile: Shënohen 15 vatra zjarri

12:04 | 02/08/2017
në Shqiperi
0

Gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, janë shënuar 15 vatra zjarri në qarqet Shkodër, Tiranë, Vlorë, Korçë, Dibër, Durrës, Elbasan, Berat.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Qarku Shkodër

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Në fshatin Reç, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pyll. Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me forca zjarrfikëse. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar për ndihmë në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues. Forcat zjarrfikëse e kanë patur të pamundur për të shuar vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të thyer, ndërsa zjarri i favorizuar nga era ka marrë përmasa dhe ka rrezikuar disa banesa të fshatit. Një helikopter ka kryer disa opracione ajrore duke shuar vatrat më problematike të zjarrit. Pas largimit të tij, Forcat zjarrfikëse kanë punuar për të shuar zjarrin por për shkak të erës dhe terrenit zjarri ka patur riaktivizim dhe ka rrezikuar të përhapej drejt banesave të fshatit. Forca të ushtrisë kanë punuar së bashku me forcat zjarrfikëse deri në orët e vona të natës, duke izoluar vatrat e zjarrit. Në fshatin Grudë-Fushë, Njësia Administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore të ndryshme. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues, të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.6 ha sipërfaqe me pemë frutore të ndryshme.

Qarku Tiranë

Në fshatit Ibë, Njësia Administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr sipërfaqen pyjore. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë ka dërguar 2 automjete zjarrfikëse dhe 10 forca zjarrfikëse, të cilat nuk kanë mundur të shuajnë zjarrin për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Forcat zjarrfikëse kanë punuar deri në orët e vona të natës dhe kanë izoluar zjarrin. Në Malin e Dajtit ka rënë zjarr tek Shkalla e Tujanit. Punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Tiranë kanë punuar me punonjës me mjete rrethanore për të shuar zjarrin por nga era dhe terreni malor zjarri ka marrë përmasa dhe ka rrezikuar Teleferikun, Repartin e Gardës, Antenat, etj. Për këtë arsye këto forca kanë kërkuar ndihmë nga Shërbimi vendor i MZSH Tiranë, i cili dërgoi në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues. Forcat në terren janë ndihmuar edhe nga 60 forca të Repartit të Gardës, por ato e kanë patur të pamundur për të lokalizuar zjarrin. Në vendngjarje mbërritën 15 forca të ushtrisë dhe 1 helikopter duke kryer disa operacione duke izoluar shumë vatra zjarri në Malin e Dajtit. Shërbimi vendor i MZSH Tiranë për të izoluar vatrat e zjarrit në Malin e Dajtit ka dërguar edhe 4 automjete zjarrfikëse me 40 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar me forcat e tjera gjatë gjithë natës, por errësira, era dhe terreni malor, kanë krijuar vështirësi për punën e forcave dhe vatrat e zjarrit janë sërish problem.

Qarku Vlorë

Në afërsi të Parkut Kombëtar të Llogarasë, bashkia Himarë, janë kryer operacione nga ajri të dy helikopterëve, për të shuar zjarrin e rënë në vendin e quajtur Maja e Qorres. Shërbimi vendor i MZSH ka punuar dhe ka bërë të mundur që rreth mesditës të izolojë vatrat e zjarrit. Në fshatin Dukat pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë ka rënë zjarr në terren shumë të thyer malor, mbi aksin rrugor nacional Vlorë-Llogara-Himarë. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me 30 forca zjarrfikëse. Nga Pashalimani është dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues zjarrfikës. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shërbimit pyjor dhe Zonave të Mbrojtura Vlorë. Automjetet zjarrfikëse dhe forcat në terren e kanë patur të pamundur të ndërhyjnë në vatrën e zjarrit për shkak të terrenit dhe errësirës. Ato kanë qëndruar në aksin rrugor kombëtar dhe kanë shuar flakët që po tentonin të kalonin aksin rrugor dhe të përhapeshin në krahun tjetër të tij në zonën pyjore ku ndodhej një lokal. Forcat dhe mjetet kanë punuar gjatë gjithë natës duke izoluar zjarrin në disa vatra por ai mbetet ende problematik. Një helikopter i kompanisë VIVA po kryen aktualisht operacione për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Qarku Korçë

Në fshatin Udenisht, Njësia Administrative Udenisht, bashkia Pogradec, ka rënë zjarr në masivin pyjor me pemë bredhi dhe pishe të Zonave të Mbrojtura. Shërbimi vendor i MZSH Pogradec ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me forca zjarrfikëse dhe bashkiake , të cilat kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin, por për shkak të terrenit dhe erës këto forca nuk kanë patur mundësi të izolojnë dhe shuajnë zjarrin. Gjatë punës së forcave ka ndodhur shpërthim i municioneve nga zjarri që ka plagosur 1 punonjës të bashkisë, i cili është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Pogradec, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Për arsyet e mësipërme forcat kanë ndërprerë punën dhe kanë kërkuar mjet ajror për të shuar zjarrin. Një helikopter i Kompanisë VIVA ka shkuar dhe ka shuar zjarrin në Kurorën e Pogradecit. Në fshatin Vidohovë, Njësia Administrative Miras, bashkia Devoll, ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre, dushk dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Devoll ka dërguar në vendngjarje 1 makinë transporti me forca zjarrfikëse dhe forca të pyjores, të cilat me mjete rrethanore kanë izoluar zjarrin deri në orët e natës, pa mundur ta shuajnë zjarrin për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës. Në vendngjarje kanë qendruar disa punonjës të pyjores për të mbajtur nën ruajtje vatrat e zjarrit.

Qarku Dibër

Në fshatin Tërnovë e Madhe, Njësia Administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ka rënë zjarr në 1 banesë të pabanuar. Zjarri ka rrezikuar të përhapej në drejtim të shkollës 9-vjeçare të fshatit, por është shuar nga forca vullnetare. Si pasojë e zjarrit u dogj vetëm banesa e pabanuar. Në fshatin Kastriot, Njësia Administrative Kastriot, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë gështenje dhe dushku, si dhe kullotë, tek vendi i quajtur “Kodra e Gështenjave”. Shërbimi vendor i MZSH Dibër ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me forca zjarrfikëse, të cilat së bashku me forca vullnetare, kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha me pemë gështenje dhe dushku, si dhe rreth 2 ha kullotë. Në fshatin Pollozhan, Njësia Administrative Tomin, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave. Shërbimi vendor i MZSH Dibër ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me forca zjarrfikëse, të cilat kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Durrës

Në fshatin Lalëz, Njësia Administrative Ishëm, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra në një faqe kodre të Gjirit të Lalëzit. Shërbimi vendor i MZSH Durrës ka dërguar për ndihmë në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse me forca zjarrfikëse. Shërbimi vendor i MZSH Shijak ka dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues. Forcat dhe mjetet zjarrfikëse të dy shërbimeve kanë punuar deri në orën 23:30 dhe kanë izoluar zjarrin por pa mundur ta shuajnë atë. Në vendngjarje ka qendruar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues të Shërbimit vendor të MZSH Durrës për të mbajtur nën kontroll vatrat e zjarrit. Forcat dhe mjetet zjarrfikëse do të punojnë sot për të shuar plotësisht vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan

Në fshatin Kukuçovë, Njësia Administrative Sult, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në 2 vatra me pemë mare, dushk dhe dëllinjë,. Shërbimi vendor i MZSH Gramsh ka dërguar në vendngjarje 1 automjet transporti me forca zjarrfikëse, të cilat me mjete rrethanore kanë shuar 1 vatër zjarri, kurse vatra tjetër nuk u bë e mundur të izolohej dhe shuhej deri në orët e vona të natës për shkak të sipërfaqes së madhe dhe errësirës. Si pasojë e zjarrit në vatrën e parë u dogj rreth 1 ha me pemë mare, dushk dhe dëllinjë, kurse në vatrën e dytë u dogj rreth 4 ha me pemë mare, dushk dhe dëllinjë. Në fshatin Stanaj dhe në një pjesë të fshatit Seferan, Njësia Administrative Belsh, bashkia Belsh, ka rënë zjarr në shkurre dhe ullishte. Shërbimi vendor i MZSH Elbasan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse me forca zjarrfikëse, të cilat kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 35 ha me shkurre dhe ullishte.

Qarku Berat

Në fshatin Mbjeshovë, Njësia Administrative Sinjë, bashkia Berat, ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Berat ka dërguar në vendngjarje 1 automjet transporti me forca zjarrfikëse dhe forca të bashkisë, të cilat kanë shuar zjarrin me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 ha me shkurre dhe pisha.

Etiketa: emergjenca civilekullotapyjevatra zjarrizjarrfikes

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Pas shkarkimit/ Letra indinjuese e ish-drejtorit të burgut Korçë për Ramën

Pas shkarkimit/ Letra indinjuese e ish-drejtorit të burgut Korçë për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com