Emergjencave Civile njoftuan se gjatë orëve të fundit në të gjithë vendin janë shfaqur 5 vatra zjarri në Shkodër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Vlorë.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë situatën nën kontroll edhe pse era e fortë dhe terreni i malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Qarku Shkodër – Vatra e zjarrit në fshatin Hoten, Vau i Dejës në malin e Kakariqit është riaktivizuar gjatë paradites. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë ndërkohë në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe 30 forca të ushtrisë.
Qarku Vlorë – Në kurorën e Sarandës ka rënë një zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset janë duke punuar për të shuar flakët.
Qarku Tiranë – Në fshatin Mjull-Bathore, Tiranë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ulli. Aktualisht zjarrfikëset kanë izoluar flakët dhe po punojnë për shuarjen e të gjithë zjarrit. Nga informacionet e paraprake rezulton se janë djegur pjesërisht rreth 15 rrënjë ullinj.
Qarku Korçë – Në fshatin Gështenjas, Pogradec ka rënë zjarr në një sipërfaqe të vogël me shkurre dhe ferra. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët dhe situata është nën kontroll.
Qarku Berat – Në fshatin Radesh, Skrapar zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Aktualisht zjarri është vendosur nën kontroll është drejt shuarjes.