Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka qenë pjesë e festivalit Sunny Hill ku ka bërë dhe një gjest mjaft prekës për të atin.
Festivali, i organizuar nga Dukagjin Lipa, startoi mbrëmë në Prishtinë dhe do të zgjasë për disa ditë ndërsa do të zhvillohet dhe në Tiranë në fund të muajit.
Në mesin e artistëve që kanë interpretuar ka qenë dhe Elvana, e cila ka marrë një moment për t’i uruar babait të saj ditëlindjen. Pas mesnatës, këngëtarja ka ndarë videon ku shihet teksa iu kërkon pjesëmarrësve të këndojnë për të shtrenjtin e saj.
“Të dua babi. Gëzuar ditëlindjen” dëgjohet duke thënë këngëtarja në video. “Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im”, ka shkruar më pas krahas videos.
View this post on Instagram