• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elbasani ‘zbrazet’ nga të arsimuarit, në tregun e punës vetëm…

20:31 | 02/02/2023
në Shqiperi
0

Lexo edhe

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Rënia e popullsisë dhe niveli i lartë i emigrimit dhe migrimit të brendshëm po ndikojnë negativisht te bashkitë e mëdha të vendit drejt falimentit.

Elbasani është një ndër katër qytetet më të mëdha në vend për nga numri i popullsisë, me një strukturë ekonomie ku përveç bujqësisë, është e zhvilluar edhe industria. Mungesa e fuqisë punëtore dhe kualifikimi i ulët e tyre do të mbajë peng zhvillimin ekonomisë të qarkut.

Analiza

Një analizë e Agjencisë Kombëtarë të Punësimit për 2017 – 2021 vuri re se, papunësia në Qarkun e Elbasanit është zbutur, por ndikim të madh pati tkurrja e popullsisë dhe emigrimi i të rinjve.

Përveç trendeve natyrore demografike, migrimi i fuqisë punëtore aktive është identifikuar si një problem i madh dhe i qartë, gjë e cila krijon probleme të shumta për çdo politikë të tregut të punës, vërën studimi i AKP.

Reduktimi i fluksit të kapitalit njerëzor ka çuar në mungesë të fuqisë punëtore, por nga ana tjetër po bëhet shkak për mosgjenerimin e bizneseve të reja në këtë qytet. Të dhënat në lidhje me punëkërkuesit e regjistruar sugjerojnë se fuqia punëtore aktuale e papunë është e pakualifikuar, e moshuar dhe e papunë për një periudhë afatgjatë.

Situata

Kjo situatë është e pritshme kur merret parasysh tipologjia e kualifikimit të ulët të punëkërkuesve, ku mungesa e aftësive bazë, kualifikimeve dhe përvojës në punë shihen shpesh si barrierat kryesore me të cilat përballen personat që vuajnë nga papunësia afatgjatë.

Midis këtyre grupeve mund të ketë mungesë të aftësive teknike, ose vjetrim të këtyre aftësive dhe njohurive nëse ato nuk përditësohen me nevojat e kohës. Shumë prej punëtorëve të moshuar po hyjnë në tregun e punës, por ata nuk kanë aftësitë që duhen. I ndodhur në një pozicion të favorshëm gjeografik, i pasur me burime natyrore, së bashku me trashëgiminë e tij historike dhe social-kulturore, Elbasani është një nga rajonet më të rëndësishme në Shqipëri. Elbasani ka një popullsi prej 266,245 banorësh,3 duke u renditur kështu si rajoni i katërt më i madh në vend me 9.4% të popullsisë shqiptare.

Popullsia ne renie

Ashtu si çdo rajon në Shqipëri, popullsia ka ardhur në rënie gjatë 20 viteve të fundit, në këtë rast me një rënie prej rreth 26%, kryesisht për shkak të migrimit të jashtëm dhe të brendshëm dhe dinamikave të tjera demografike. E zbërthyer sipas nivelit arsimor, popullsia në moshë pune që ka të paktën një diplomë universitare është fuqia punëtore më aktive, duke paraqitur edhe luhatje të mëdha ndër vite. Si personat me shkollë 9-vjeçare ashtu edhe ata me shkollë të mesme, shfaqin përqindje më të ulëta të pjesëmarrjes dhe trend në rënie.

Analizimi i nivelit arsimor të punëkërkuesve të papunë të regjistruar është një tregues i mirë për nivelin e aftësive të të papunëve. Rezultatet tregojnë se gjatë 5 viteve të fundit shumica e punëkërkuesve të papunë kanë përfunduar shkollën 9-vjeçare, gjë që flet për kualifikimin e tyre të ulët. Konkretisht në vitin 2020, 64% e punëkërkuesve të papunë kanë mbaruar shkollën 9-vjeçare, ndërsa 20% kanë përfunduar shkollën e mesme dhe 10% shkollën profesionale. Nga ana tjetër, vetëm 6% e punëkërkuesve të papunë të regjistruar kanë përfunduar universitetin ose një nivel lartë studimi.

Duke marrë parasysh pjesën që ka përfunduar shkollën profesionale dhe një universitet ose nivel më të lartë studimi si fuqi punëtore e kualifikuar, rezultatet sugjerojnë se pjesa dërrmuese e punëkërkuesve të papunë janë me aftësi të ulëta./Monitor

Të Lidhura

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

Sekserët ryshfet 4 deri 6 mijë euro për legalizimet në Durrës

nga 27
22:57 | 09/03/2023
0

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankua Selman Ferati, i cili ka filluar të ndërtojë një shtëpi banimi në...

lajmi fundit

Aksidenti tragjik në Tiranë, vdes 24-vjeçari

nga 27
22:37 | 09/03/2023
0

Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG. Mësohet...

Para
Reagimi qytetar do jetë masiv –

Reagimi qytetar do jetë masiv -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëse mendoni se dini gjithçka rreth trupit tuaj gaboheni… –

Nëse mendoni se dini gjithçka rreth trupit tuaj gaboheni… –

13:03 | 30/03/2023
Dyshohet se ka dhunuar policin, arrestohet 31-vjeçari –

I mori 50 mijë qytetarit për patentën, arrestohet –

12:57 | 30/03/2023
Motra e Luizit tregon si është Kiara jashtë BBVIP –

Motra e Luizit tregon si është Kiara jashtë BBVIP –

12:51 | 30/03/2023
Rama goditje fatale shtresës së mesme, rriti çmimet –

Rama goditje fatale shtresës së mesme, rriti çmimet –

12:47 | 30/03/2023
Pse nuk vjen Rama në Kuvend? Salianji ironizon: Nuk bie rrufeja… –

Pse nuk vjen Rama në Kuvend? Salianji ironizon: Nuk bie rrufeja… –

12:43 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Nëse mendoni se dini gjithçka rreth trupit tuaj gaboheni… –
  • I mori 50 mijë qytetarit për patentën, arrestohet –
  • Motra e Luizit tregon si është Kiara jashtë BBVIP –
  • Rama goditje fatale shtresës së mesme, rriti çmimet –
  • Pse nuk vjen Rama në Kuvend? Salianji ironizon: Nuk bie rrufeja… –
  • Arteta pranon kryerjen e “mëkatit origjinal” –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nëse mendoni se dini gjithçka rreth trupit tuaj gaboheni… –
  • I mori 50 mijë qytetarit për patentën, arrestohet –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com