Ndërsa Elbasani është nën sundimin e krimit prej shumë kohës tashmë, kryetarja gjykatës Enkeleda Kapedani gjen kohën të lazdrohet në TikTok.
Dhjetëra persona janë ekzekutuar vetëm muajt e fundit në Elbasan, që njihet për përplasjet e forta mes bandave të drogës.
Para rreth një muaji qyteti u trondit nga një përplasje me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani e u plagosën katër persona të tjerë, një ngjarje e rëndë që ndodhi vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në prani të dhjetëra efektivëve të policisë.
Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Kapedani, duket e imunizuar dhe pashqetësuar nga e gjithë situata e rëndë që mbizotëron në qytet dhe gjen kohën të argëtohet në TikTok me video nga më të ndryshme duke ekspozuar veshjet.
Madje nën ritmet e muzikës në njërën prej shumë videove të publikuara prej saj dëgjohet në sfond: “Jam mafia, mafia, mafia”.
E emëruar në këtë gjykatë në tetor të vitit 2015, ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020. Në dhjetor 2019, Kapedani ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait.
https://youtu.be/243pipbYyRE