Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona nën akuzën e dhunës në familje.
Shkëlqim Mici, 48 vjeç dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases G.Z, 49 vjeçe.
Ndërsa Arjan Pepa 43 vjeç, akuzohet për të njëjtën vepër penale ndaj gruas së tij shtetases S.P, 34 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.