Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Elbasanit, teksa tentoi të vriste me thikë një 29-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga ka rënë Besnik Selita, ndërsa i kërcënuari nga arma e ftohtë e mbajtur prej tij ka qenë shtetasi R.L.. Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe thika.
Ndaj të arrestuarit rëndon tashmë vepra penale e “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”, për të cilën do të procedojë më tej Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit.