Qytetarët e Elbasanit ngrenë shqetësimin e mungesës së kartave të shëndetit, prej të paktën një muaji. Mësohet se qytetarët janë të detyruar të paguajnë nga xhepi për të marrë shërbimin shëndetësor.
Fondi i Detyrueshem i Kujdesit Shëndetësor në Elbasan bën me dije se problemi vjen nga qendra dhe nuk i takon drejtorisë rajonale.
Qytetarët thonë se në këto kushte e kanë të pamundur të kryejnë vizita shëndetësore edhe analiza në kohen kur situata gripale në vend është e pranishme. Mungesa e kartave te shëndetit konstatohet në të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit.