Sekuestrohen në burgun e Peqinit dy aparatë celularë të markave të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike, kanabis.
Telefonat dhe droga u zbuluan gjatë të kontrollit të forcave operacionale të Drejtorisë së Burgjeve në ambjentet e përbashkëta të burgut.
Efektivat e policisë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.