Policia ka arrestuar një 17 vjeçar, i cili lëvizte me pistoletë pa leje në brez, në Elbasan.
Gjatë kontrollit fizik të riut i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pistoletë, me një krehër me 13 fishekë të kalibrit 9 mm.
Hetimet ndaj të arrestuarit janë në vijim, si dhe po punohet për të zbuluar aktivitetet ku mund të jetë përfshirë.
Ndërkohë në ngarkim të tij materialet i’u referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.