Ekzekutimi i trefishtë që tronditi vendin, dinamika e plotë e ngjarjes, hetimet dhe e shkuara e viktimave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i trefishtë që tronditi vendin, dinamika e plotë e ngjarjes, hetimet dhe e shkuara e viktimave

08:48 | 18/07/2022
në Kryesore
0

Bandat kriminale na rikujtuan edhe njëherë për ekzistencën e tyre në Shqipëri, pas masakrës së ndodhur mëngjesin e djeshëm në Fushë-Krujë ku u ekzekutuan me armë zjarri tre persona.

Tre ishin personat që u vranë me breshëri plumbash teksa po udhëtonin te mbikalimi në Fushë-Krujë, Brilant Martinaj, Dilen Vata dhe Arbër Hozha.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 4 janë autorët që kanë marrë pjesë në atentatin mafioz. Ata kanë vëzhguar dhe më pas ndjekur viktimat teksa udhëtonin me makinë, dhe kanë hapur zjarr ndaj tyre, në një moment kur në këtë aks rrugor nuk kishte lëvizshmëri të automjeteve të tjera.

Read more

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

Sipas informacioneve autorët zbrazën rreth 80 plumba mbi makinën që ndodheshin viktimat.

Pasi kryen me sukses ekzekutimin e tyre, autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Brenda makinës u gjetën 3 armë, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 80 gëzhoja.

Atentati ka qenë i mirëorganizuar pasi policia nuk ka ende asnjë gjurmë të tyre, edhe pas këqyrjes paraprake të kamerave të sigurisë që ndodheshin përreth vendit ku u krye ekzekutimi i trefishtë.

Dinamika e ngjarjes dhe hetimet paraprake

Në atentat dyshohet se kanë marrë pjesë 4 persona. Tre prej tyre kanë qenë duke lëvizur me një makinë “Volkswagen Passat” kanë zbritur dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tyre.

Policia gjeti në fshatin Larushkë një makinë të djegur e cila dyshohet se i përket autorë. Brenda makinës u gjetën edhe 3 armë të cilat janë përdorur për të ekzekutuar Martinaj, Hoxhën dhe Vatën.

Makina e viktimave, sipas burimeve të grupit hetimor ka marrë flakë nga breshëria e plumbave.

Si pasojë Martinaj dhe Hoxha u shkrumbuan brenda mjetit, ndërsa Vata kishte tentuar të largohej, por autorët e kthyen dhe e qëlluan duke e lënë të vdekur jashtë makinës.

Policia dhe RENEA kanë blinduar Larushkën dhe Niklën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

E shkuara kriminale e viktimave dhe pistat paraprake të hetimit

Atentati i mirëorganizuar është kryer si pasojë e përplasjeve mes bandave kriminale dhe hakmarrjes. Kjo është pista kryesore e hetimit, deri tani. Kjo nisur edhe nga e shkuara kriminale e tre viktimave.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe ishte me precedent kriminal, i dyshuar për veprën penale “vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje.”
Kujtojmë që Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.
Martinaj ka qenë edhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi. Gjithçka konfirmohet nga një video, ku djemtë shfaqen në një berberhane, shumë të qeshur së bashku.

Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Arbër Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe kishte lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinaj. Ky i fundit dyshohet si autor i ekzekutimi të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Asnjë nga krimet nuk është provuar. Ndërsa Diklen Vata është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

Etiketa: Fushë Krujëvrasje

Të Lidhura

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

nga 27
13:32 | 19/03/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë nga Berlini për takimet që po zhvillon...

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

nga 27
12:54 | 19/03/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Varieties of Democracy Institute, i cili e rendit Shqipërinë në kategorinë e “autokracive...

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

nga 27
12:44 | 19/03/2026
0

Një rast i pazakontë ka rikthyer debatin mbi ligjet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shqiptari Klevis Disha ka...

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

nga 27
12:34 | 19/03/2026
0

Dita e sotme është speciale për dy lojtarët e Kombëtares, fjala është për portierin Thomas Strakosha dhe sulmuesin Ernest Muçi,...

Para
Maskara me 3 viktima në Fushë-Krujë, shoqërohen në polici 10 persona

Maskara me 3 viktima në Fushë-Krujë, shoqërohen në polici 10 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

13:32 | 19/03/2026
Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

12:54 | 19/03/2026
E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

12:44 | 19/03/2026
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

12:34 | 19/03/2026
Provokim ndaj shtetit tonë –

Provokim ndaj shtetit tonë –

12:16 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –
  • Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –
  • E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –
  • Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –
  • Provokim ndaj shtetit tonë –
  • Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –
  • Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com