Ekzekutimi i Ervis Dedës, Dumani: Gjithçka ndodhi për një vajzë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i Ervis Dedës, Dumani: Gjithçka ndodhi për një vajzë

22:27 | 19/05/2022
në Shqiperi
0

Për vrasjen e Ervis Dedës Nuredin Dumani para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme akuzoi Festim Qolin dhe Henrik Hoxhën, mikun e tij që e ndihmoi në ditën e përplasjes me armë në Elbasan. Mirëpo vetë Qoli e ka mohuar një gjë të tillë.

Rreth dy vjet para ngjarjes ka krijuar marrëdhënie shoqërore dhe pune me Festim Qoli. Fillimisht ata së bashku kanë blerë pikën e karburantit “Clasik” që ndodhet në lagjjen nr.14 në Durrës, ku Festim Qoli zotëron 49% të aksioneve ndërsa nëna e shtetasit Elvis Dedaj, Fatmire Habili zotëron 51%. Festim Qoli dhe Elvis Dedaj kanë pasur edhe prona të tjera të përbashkëta të regjistruara në emër të Festim Qolit por gjatë vitit 2011 – 2012 Elvisi ka kërkuar që secili të marrë pjesën e tij prandaj ata kanë filluar veprimet që t’i ndajnë pronat ndërmjet tyre.
Ka rezultuar se veprimet për ndarjen e pasurive kanë filluar të sjellin pakënaqësi konflikt e mosmarrëveshje ndërmjet tyre. Një ditë para ngjarjes Festim Qoli dhe Ervis Dedaj janë takuar e kanë biseduar për probleme në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Elvis Dedaj ka qenë i shqetësuar dhe ka mbajtur me vete armë (pistoletë) e cila është gjetur me fishek në fole brenda automjetit që është vrarë.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar se, viktima Elvis Dedaj, më 5 qershor të 2012, paradite rreth orës 10:00, është nisur nga Durrësi në Tiranë, ku ka dërguar në shkollë të fejuarën e tij, pasi kishte provim. Mbas këtij veprimi ata janë rikthyer në Durrës, ku sipas deklarimeve të personave të ndryshëm të pyetur nga ana e organit procedues, rezulton se ai fillimisht ka shkuar në lagjen nr.6, Durrës, ka lënë të fejuarën e tij tek shtëpia dhe rreth orës 14:45 minuta është nisur në drejtim të zonës Shkëmbi i Kavajës, Golem-Durrës. Rreth orës 15:00 – 15:30, Elvisi ka shkuar në plazhin “Rio”, tek Shkëmbi i Kavajës pasi kishte marrë me qira lokalet dhe ambientet e këtij kompleksi ku ka qëndruar e ka biseduar për probleme të lokalit me dy persona me të cilët ka qëndruar rreth një orë dhe më pas ai i vetëm është larguar, ka dalë në rrugën dytësore Golem –Plepa.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ka parkuar dhe më pas në këmbë ai është larguar nga automjeti dhe nuk është bërë e mundur të saktësohet vendi ku ka shkuar. Rreth një orë më vonë është rikthyer tek karburanti, ka hipur në automjet i vetëm dhe është nisur në drejtimin Plepa – Durrës, po në rrugën dytësore.

Në distancën rreth 80 m, nga vendi i nisjes, i është organizuar një pritë ku është ndaluar dhe është vrarë. Nga hetimet e Prokurorisë Durrës, është konkluduar se vrasja është kryer nga dy persona, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të qitura nga dy armë zjarri të ndryshme.

Elvis Dedaj është vrarë brenda në autoveturën e tij, ndërsa autorët kanë përdorur një “Mitsubishi fuoristradë”.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 3 copë tre copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, dhe 1 gëzhojë e kalibrit 7.65mm të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm pranë Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë.

Nga akti i ekspertimit mjeko–ligjor nr.50 datë 08.06.2012, mbi ekzekutimin e shtetasit Elvis Dedaj rezulton e provuar se:
Në trupin e viktimës Elvis Dedaj u konstatuan 6 plagë me armë zjarri, vetëm me vrima hyrje si dhe një plagë tej shkuese në kokë me mbetje të trupit të huaj nën lëkurën e kokës.
Distanca e qitjes me saktësi shkencore nuk mund ta përcaktojmë, por duke u nisur nga veçoritë e vrimave të hyrjes, distanca e qitjes është jashtë veprimit të faktorëve plotësues të qitjes. Drejtimi i qitjes është nga e majta në të djathtë.
Shkaku i vdekjes së Elvis Dedaj, ka qënë shoku i rendë traumatiko–hemoragjik.

Nga hetimi i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, autorët e vrasjes së Elvis Dedaj, pas vrasjes kanë vajtur në vendin e quajtur “Kodër” të fshatit Arapaj-Durrës, në një ish Pikë Ushtarake kundër-ajrore, ku kanë djegur automjetin me të cilin kishin kryer vrasjen.

Nga ana e organit procedues, janë këqyrur dhe marrë pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë të lokaleve dhe bizneseve, në vendin ku është vrarë me armë zjarri, Elvis Dedaj, si dhe gjatë rrugës që dyshohet së është përshkruar nga autorët menjëherë pas kryerjes së veprës penale. Nga akti i ekspertimit teknik video-foto, datë 06.03.2013, ka rezultuar ndër të tjera me rëndësi se:

Në regjistrimet filmike të kryera nga telekamerat e sigurisë të Hotel “Bleart” të ruajtura në dy “CD”, u konstatua një automjet i ngjashëm me automjetin BMV sipas fotografive të tabelës u konstatua një automjet i ngjashëm me automjetin “Mitsubish Pajero”.

Menjëherë pas ngjarjes është proceduar me përgjimin e disa numrave të telefonit të personave të dyshuar si autorë të mundshëm të veprës penale. Për nevojat e hetimit, janë kërkuar të dhënat analitike të telefonatave hyrëse–dalëse (tabulatet), si dhe të dhënat teknike lidhur me numrat e qelizave, vendndodhjen e tyre, konturet e territorit që mbulojnë, të përdorura (shfrytëzuara), për çdo bisedë për periudhën kohore te Janar – Qershor të viti 2012, për disa numra telefoni celularë.
Nga eksperimenti me numra telegonash ka rezultuar se numri i Festim Qoli, është loguar para vrasjes së të ndjerit Elvis Dedaj, shumë pranë vendit të ngjarjes gjithashtu është loguar dhe në vendin fshatin “Pjeze” ku mendohet te jetë djegur automjeti pas vrasjes.

Festim Qoli, Eduart Serjani, Agim Gjini dhe Briand Muça janë marrë në pyetje në mënyre të hollësishme në lidhje me vrasjen e Dedajt. Qoli shprehet se Elvis Dedajn e kishte njohur në vitet 1995–1996 në Milano, Itali. Sipas Qolit, Elvisi është arrestuar nga policia italiane 1999–2000 ku ka bërë disa vite burg si dhe nga policia belge në vitet 2006 – 2007. Më pas, Elvisi është kthyer në Shqipëri, ku ka filluar të shoqërohej me Festim Qolin. Kështu Qoli deklaron se i ka marrë hua Elvisit një shumë prej 70.000 eurosh, ky duke qenë se nuk kishte mundësi t’ja shlyente, i kishte ofruar që t’i jepte në këmbim aksionet e karburantit, stacionuar në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës.

Festimi deklaroi se Elvisin e kishte shok të ngushtë, por marrëdhëniet e tyre ishin ftohur, kur Elvisi i kishte treguar që dëshironte të martohej me një vajze, të cilën Festimi pretendon ta kishte pasur të dashur para se ta njihte Elvisi.

Festimi deklaron se shoqërohej me Elvisin çdo ditë, dhe një ditë para vrasjes kishin qenë bashkë duke pirë në një lokal në plazhit Durrës deri rreth orës 01:00. Sipas Festimit, Elvisi, i ishte dukur i shqetësuar, por nuk i kishte treguar shkakun se përse ishte në atë gjendje. Qoli ka deklaruar se pas kësaj vrasje kishte qëndruar për një kohë i fshehur pasi kishte dëgjuar se të afërm të Elvisit kishin vajtur me armë në pikën e karburantit duke e kërkuar Festimin për t’u hakmarrë në lidhje me vrasjen e Elvisit. Qoli deklaron se nuk ishte ai autor i vrasjes së Elvisit.

Etiketa: Ervis DedaNuredin DumaniTalo Cela

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Aksident i rëndë në Fier, plagosen dy shoferët

Aksident i rëndë në Fier, plagosen dy shoferët

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com