Në dosje vendimi i Apelit për dënimin e tij me burgim të përjetshëm
Vetëm një ditë pas konfirmimit të arrestimit të Arben Frrokut në Hollandë, Prokuroria ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e tij në Ministrinë e Drejtësisë. Prokuroria ka përfshirë në dosjen e kërkesës edhe vendimin e që Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka dhënë për të. Sipas atij vendimi Arben Frroku, dënohet me burgim të përjetshëm, duke u shpallur fajtor për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj, në shkurt 2013.